☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 86.43 ▼8.8%
ARI 5,195 ▲1.79%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Bota

E “tradhton” ADN-ja, nëna e 2 fëmijëve akuzohet për vrasjen e rivaleve

Për fqinjët e saj në Smithville të Missouri në SHBA, Carolyn Heckert ishte një bashkëshorte e respektuar dhe një nënë krenare, e cila shoqëronte për në shkollë çdo ditë vajzat e saj 16 dhe 6 vjeçe.

Por javën e kaluar ky imazh ka marrë fund – teksa forca të shumta policie kanë rrethuar banesën e saj dhe kanë arrestuar 43-vjeçaren, duke e akuzuar atë për vrasjen e 18-vjeçares Sarah DeLeon, në vitin 1989 dhe e dyshuar për vrasjen e një tjetër gruaje në vitin 1994, Diana Ault.

Secila prej grave në një farë mënyre ishin rivale në dashuri të Carolyn Heckert, e para ishte lidhur me ish-të dashurin e saj, ndërsa e dyta ishte gruaja e dashnorit të saj.

Çështjet e vjetra janë rihapur pas testit të ADN-së , që e lidh 43-vjeçaren me vrasjen me thikë në vitit 1989.

Ndërsa me krimin e dytë e lidh dyshimi i lidhjes jashtëmartesore me bashkëshortin e viktimës, e cila u gjend e vrarë me armë zjarri në banesën e saj ku ndodhej vetëm me djalin 4-vjeçar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.