☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 83.96 ▲0.44%
ARI 4,163 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,703 ▲ +1.27% ETH $1,918 ▲ +0.93% XRP $1.0844 ▲ +0.84% SOL $74.4500 ▲ +1.58%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.96 ▲0.44 % ARI 4,163 ▲0.05 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.96 ▲0.44 % ARI 4,163 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
31 Jul 2026
Breaking
Kronika

ECDC ngre alarmin: Temperaturat e larta po rrisin përhapjen e sëmundjeve infektive

Vera më të gjata dhe temperatura gjithnjë e më të larta po krijojnë kushte më të favorshme për përhapjen e sëmundjeve infektive në Europë. Paralajmërimi vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, e cila kërkon bashkëpunim më të madh mes vendeve dhe sektorëve të shëndetësisë, mjedisit dhe veterinarisë.

Sipas ECDC, nuk janë vetëm valët ekstreme të të nxehtit që përbëjnë rrezik, por rritja e vazhdueshme e temperaturave dhe zgjatja e periudhës së ngrohtë, që krijojnë kushte ideale për përhapjen e disa infeksioneve.

Një nga shqetësimet kryesore janë sëmundjet që vijnë nga ushqimi. Temperaturat e larta favorizojnë shumimin e shpejtë të baktereve, duke e bërë ushqimin të pasigurt edhe kur pamja, shija apo aroma e tij nuk ndryshojnë.

Një tjetër rrezik vjen nga mushkonjat. Sezonet më të gjata të ngrohta dhe me lagështi po favorizojnë përhapjen e specieve invazive dhe sëmundjeve si dengue, chikungunya dhe virusi i Nilit Perëndimor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raste të virusit të Nilit Perëndimor janë raportuar këtë vit në vende si Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Spanja.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rritjen e sëmundjeve të transmetuara nga rriqrat, si encefaliti etj, ndërsa temperaturat më të larta të ujërave po shtojnë edhe rrezikun nga bakteret, veçanërisht në zonat bregdetare.

ECDC rekomandon masa të thjeshta mbrojtëse: higjienë të mirë ushqimore, përdorim të repelentëve kundër insekteve, veshje mbrojtëse gjatë qëndrimit në natyrë dhe shmangien e kontaktit me ujërat e ndotura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.