☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.43% ETH $2,263 ▲ +0.4% XRP $1.2498 ▼ -0.12% SOL $94.3000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku pas rikonfirmimit në krye të LDK-së: Do ta bashkoj partinë, por pa kompromise mbi vlerat tona

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të punojë për bashkimin e partisë pas zhvillimeve të fundit të brendshme, por ka theksuar se kjo nuk do të bëhet duke cenuar vlerat dhe parimet e subjektit politik.

Në fjalimin e tij pas përfundimit të Kuvendit të LDK-së, Abdixhiku tha se synimi i tij është të shmangen përçarjet dhe krizat e brendshme, të cilat ai i cilësoi si të panevojshme.

“Do të zotohem dhe do të përpiqem ta bashkoj sa më shumë LDK-në, por pa bërë kompromise mbi vlerat tona, mbi atë që besojmë dhe duke shmangur çfarëdo tendence edhe të përçarjes së LDK-së, edhe krijimit të krizave të paqena”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai e ka vlerësuar procesin e nisur për shkarkimin e tij si një nga momentet më pak krenuese në historinë e LDK-së, duke thënë se gara e brendshme në këtë parti tradicionalisht ka qenë pjesë e demokracisë dhe jo e përplasjeve.

“Kur ka garë të brendshme në LDK, ka gjithmonë festë. Sot nuk ndihemi si në festë. Kemi nisur një proces të rrëzimit, shkarkimit, që e konsideroj si pikën më pak krenuese të LDK-së në historinë e saj 37-vjeçare, por jam shumë falënderues që anëtarësia jonë arriti ta nxjerrë faqebardhë edhe një herë”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm ishte i panevojshëm dhe se debati për zhvillimet brenda LDK-së e ka mbajtur partinë në qendër të vëmendjes për disa muaj.

“Ky Kuvend ka qenë i pakohë dhe i padobishëm për LDK-në, sepse na ka mbajtur pa asnjë arsye temë tash e disa muaj”, ka thënë ai.

Sipas tij, rezultati i Kuvendit duhet të shërbejë si pikënisje për bashkimin e partisë, vazhdimin e reformave dhe angazhimin e LDK-së në stabilitetin institucional të vendit.

“Karriget janë të përkohshme, vijnë e shkojnë, por LDK-ja ka mision shumë më të madh që t’i japë stabilitet Kosovës”, ka theksuar Abdixhiku.

Kuvendi i LDK-së e rikonfirmoi Lumir Abdixhikun në pozitën e kryetarit, pas iniciativës së disa anëtarëve të partisë për shkarkimin e tij./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.