☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,438 ▲1.66%
DOW 52,208 ▲1.19%
NASDAQ 25,122 ▲2.78%
NAFTA 83.96 ▲0.44%
ARI 4,163 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,858 ▲ +1.21% ETH $1,925 ▲ +0.83% XRP $1.0867 ▲ +0.7% SOL $74.6400 ▲ +1.28%
S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.96 ▲0.44 % ARI 4,163 ▲0.05 % S&P 500 7,438 ▲1.66 % DOW 52,208 ▲1.19 % NASDAQ 25,122 ▲2.78 % NAFTA 83.96 ▲0.44 % ARI 4,163 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
31 Jul 2026
Breaking
Politika

Poliçani në protestë, Bido: Bashkimi me Dimalin në bashkinë e Beratit për efekt financiar

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me propozimin e PS-së për hartën territoriale ku “shkrihen” 15 bashki. Bido gjithashtu komentoi protestat në Poliçan ku anëtarë të PS-së kanë djegur teserat e partisë, ndërsa kryetari i degës ka dhënë dorëheqjen pas propozimit për reformën territoriale që e redukton numrin e bashkive nga 61 në 46.

Ai theksoi se Poliçani nuk do të humbasë administrimin, por do të kthehet në një nëndarje administrative të quajtur “Qytet”, me një drejtues të dedikuar dhe me përfaqësues në Këshillin Bashkiak.

Ndër të tjera, Bido tha se bashkimi i Poliçanit dhe Dimalit me Beratin bëhen sepse bashkitë e vogla e kanë të pamundur të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme vetë. Sipas tij, bashkimi rrit buxhetin për investime më të mëdha në këto zona më të vogla.

“Më lejo të saktësoj që, për shembull, meqë po marrim për shembull Poliçanin. Konsolidohet bashkia Berat, pra me Dimalin dhe Poliçanin, krijon një bashki më e madhe e cila ka më shumë mundësi financiare.

Por ajo që duhet kuptuar, për pa e thjeshtëzuar reformën territorial, nuk kemi të bëjmë me një bashkim siç ka qenë më herët kur u bashkuan shumë komuna të vogla. Krejt e kundërta. Kemi një ndarje të re territoriale që quhet “qyteti”, i cili është një nëndarje e bashkisë, ku Poliçani bashkë me dy njësitë e tjera administrative të vetat do të ruajë staturën, le të themi, të qytetit me dy njësi administrative.

Do të ketë edhe një drejtues të vetin si qytet me njësitë administrative, me Roshnikun dhe njësitë e tjera administrative, dhe do të ketë edhe një numër të caktuar anëtarësh të Këshillit Bashkiak të cilët do të vijnë nga Poliçani.

Pse e saktësoj këtë gjë? Për të kuptuar që në radhë të parë nuk do të kemi një humbje të traditës së zonës, nuk do të kemi një humbje dhe të administrimit të zonës dhe të përcjelljes së shqetësimeve e të vendimmarrjes së shqetësimeve.

Por njëherazi do të kemi mundësinë që bashkia e sotshme e Poliçanit, qyteti i nesërm i Poliçanit, të mundet të ketë investimet që nuk i bën dot sot.

Ajo çka është e rëndësishme për të kuptuar është që me të gjitha resurset e mundshme sot, Poliçani, meqënëse merret shembull në rastin konkret, po të gjitha bashkitë të cilat në fakt kthehen në qytete, nuk kanë mundësinë që të prodhojnë mjaftueshëm të ardhura bashkë me ato lekë që ja jep si grant të pakushtëzuar apo të kushtëzuar buxheti i shtetit, që të mundet që të kenë investime të mjaftueshme.

Bashkimi në rastin konkret me Beratin i jep mundësinë Poliçanit që të ketë të ardhura më shumë që do të shpenzohen në Poliçan për të rritur cilësinë e jetës së njerëzve, pa humbur të gjitha ato shërbime të cilat deri dje merreshin në bashki, që tashmë zëvendësohet kjo bashki nga qyteti”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.