☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 87.47 ▼0.83%
ARI 4,195 ▼2.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,218 ▼ -2.59% ETH $1,621 ▼ -3.32% XRP $1.1080 ▼ -5.11% SOL $63.6000 ▼ -4.58%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.47 ▼0.83 % ARI 4,195 ▼2.12 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 87.47 ▼0.83 % ARI 4,195 ▼2.12 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Edi Rama në forumin për sigurinë në Estoni: Shqipëria do qëndrojë deri në fund me NATO-n

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në panelin e konferencës “Lennart Meri”, në Estoni se Shqipëria do të jetë deri në fund me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Shqiptarët janë talebanë perëndimorë. Po çfarë do të thotë kjo? Jemi me Aleancën transatlantike deri në fund, çfarëdo të jetë. E meqë ra fjala dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani ku u nderua Mario Draghi.

Ai mbajti një fjalë ndërkohë që kishin kaluar 2 vjet nga raporti i tij me Evropën dhe pak a shumë thellohej në të njëjtën gjë. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq jo një paralele, por të bëj pikënisje Ish-Bashkimin Sovjetik”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se ankthi gjeopolitik dhe fragmentarizimi burokratik përbën një rrezik për NATO-n dhe vetë Evropën.

Sipas Ramës, Europa po përballet me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë sfidat ekonomike.

“Kur vjen fjala si gjërat perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo sepse Europa mund të bëhet Bashkimi Sovjetik, por është tunduese sepse ka pyetje themelore që kërkon përgjigje; A mundet Europa në kushte të caktuara, të lejojë imperativat e mbrojtjes, ankthin gjeopolitik dhe përgjigjet e fragmetarizuara për të krijuar mungesë afatgjatë ekuilibri midis ambicieve të sigurisë dhe atë që unë e quaj; qëndresa e civilizimit.

Me fjalë të tjera do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë sfidat ekonomike. Më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa.

Na duhet të bëjmë vlerësim të mirëfilltë. Konteksti ka ndryshuar. Jemi shumë vende, së bashku jemi ekonomi e madhe. Do ta mbyll me një pyetje, që mendoj, Europa duhet t’ia bëjë vetes, sa mund të shpenzojë një civilizim për të mbrojtur veten”, theksoi kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.