☁️
Tiranë 23°C · Vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,792 ▼0.13%
DOW 51,120 ▼0.12%
NASDAQ 27,478 ▼0.22%
NAFTA 91.93 ▲4.13%
ARI 4,159 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,608 ▼ -0.61% ETH $2,531 ▼ -1.3% XRP $1.4051 ▼ -1.86% SOL $112.4100 ▼ -3.03%
S&P 500 7,792 ▼0.13 % DOW 51,120 ▼0.12 % NASDAQ 27,478 ▼0.22 % NAFTA 91.93 ▲4.13 % ARI 4,159 ▲0.43 % S&P 500 7,792 ▼0.13 % DOW 51,120 ▼0.12 % NASDAQ 27,478 ▼0.22 % NAFTA 91.93 ▲4.13 % ARI 4,159 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

Gonzato takon Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, çfarë diskutuan

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato ka zhvilluar sot në 15 maj një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Zyra e BE-së në Tiranë ka shpërndarë fotot e përbashkëta mes Gonzatos dhe Çelës. Ndërsa, theksohet se bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme si dhe me të gjitha institucionet e tjera të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

“Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Europian në Shqipëri.

Postimi i Zyrës së BE-së në Tiranë:

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit.

Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional.

Bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.