🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.38 ▼0.03%
ARI 4,701 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,951 ▼ -1.26% ETH $2,118 ▼ -1.75% XRP $1.3162 ▼ -2.95% SOL $79.9800 ▼ -3.21%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.38 ▼0.03 % ARI 4,701 ▲0.35 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.38 ▼0.03 % ARI 4,701 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

Edicioni i 12-të i ekspozitës “Çmimi Artistët e së Nesërmes” çelet nesër në GKK

foto-enver-bylykbashi-594x350 Edicioni i dymbëdhjetë i ekspozitës “Çmimi Artistët e së Nesërmes”, do të çelet nesër në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Sipas KosovaPress, në një konferencë për shtyp, drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Erzen Shkololli, duke folur për rëndësinë e kësaj ekspozite tha se “ky është edicioni i dymbëdhjetë i kësaj ekspozite, ndërsa ka dy vite që koncepti i saj është reformuar duke u përzgjedhur katër finalistë”.
Koordinatorja e projektit “Çmimi Artistët e së Nesërmes”, Nita Deda, tha se “ky çmim ka filluar të organizohet në vitin 1991 në Çekosllovaki dhe tani organizohet në dhjetë vende të tjera, ku artistë nën moshën 35 vjeçare konkurrojnë që të fitojnë rezidencën gjashtë javëshe në Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial në Nju Jork (www.iscp-nyc.org)”.
Sa i përket procesit gjatë këtij viti, Deda tha se “GKK ka hapur konkursin në maj të këtij viti dhe ka pranuar afërsisht 40 aplikime. Në muajin qershor GKK ka organizuar takimin e jurisë së parë te përbëre nga artisti dhe kuratori Slaven Tolj, artistja Rudina Xhaferi dhe fotografi Thierry Bal, të cilët i shqyrtuan aplikacionet dhe përzgjodhën katër finalistët e këtij edicioni të cilët janë Doruntina Kastrati, Fidan Bejtullahu, Jetullah Sylejmani dhe Qëndresa Deda. Puna të cilën këta 4 finalist e kane bërë do të shfaqet nesër dhe gjithashtu do të shpallet fituesi nga juria e përbërë nga Rozafa Basha, arkitekte dhe dizajnere urbane, Niels Van Tomme, kurator dhe kritik i artit dhe historiania e artit Lucia Gavulová”.
Po ashtu bëhet e ditur se fituesi do të përzgjidhet vetëm duke u bazuar nga veprat që do të prezantohen në ekspozitë dhe jo nga punët e më hershme të artistëve finalist. Fituesi do të udhëtoj në Nju Jork në janar të vitit 2015 dhe do të ketë një studio në Programin Studio Ndërkombëtare dhe Programi Kuratorial.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.