☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,158 ▲ +0.25% ETH $1,796 ▲ +1.29% XRP $1.1055 ▼ -0.31% SOL $77.6800 ▼ -1.65%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Arte

Hapet ekspozita ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’

Organizatat INTEGRA dhe Admovere kanë hapur ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Në hapje të kësaj ekspozite ka marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se “Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë”.

“Ekspozita ‘Masakrat në Kosovë 1998-1999’. Nuk është e lehtë të ecësh mes këtyre dëshmive, por është e domosdoshme për të kuptuar thellësinë e dhimbjes dhe padrejtësitë e përjetuara. Çdo panel rrëfen një krim të rëndë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, krime të kryera nga forcat serbe, dhe sjell para nesh një të vërtetë që nuk mund të fshihet apo të mohohet. Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë. Lavdi të rënëve për liri! Kjo ekspozitë u organizua nga INTEGRA dhe Admovere”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapaur nga sot deri më 7 prill, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Në këtë ekspozitë janë paraqitur, në mënyrë kronologjike, 49 masakra të kryera gjatë luftës në Kosovë 1998–1999, duke filluar nga masakra në Likoshan-Qirez (28 shkurt 1998) e deri te masakra në Familjen Bala (12 qershor 1999). Nga 105 masakra, në këtë ekspozitë janë përfshirë vetëm ato për të cilat kemi pasur fotografi dhe citate të dëshmitarëve, ndërsa në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999” figurojnë të gjitha masakrat. Po ashtu, edhe në uebfaqen “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, që do të lansohet muajin tjetër, do të figurojnë të gjitha masakrat”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.