☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,354 ▼ -0.55% ETH $2,000 ▲ +0.48% XRP $1.3416 ▲ +0.49% SOL $83.0500 ▼ -0.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

EFJ mbështetë nismën për përmirësim të mbrojtjes së gazetarëve në Kosovë

Federata Evropiane e Gazetarëve përshëndeti iniciativën e AGK-së dhe Prokurorit të Shtetit që rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve të procesohen me prioritet.

“Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ ) raportoi se Shkelqim Hysenaj, kryetar i AGK-së si dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi arritën marrëveshje për të mbrojtur gazetarët dhe profesionistët e tjerë medial kur rastet e sulmeve dhe kërcënimeve arrijnë te prokuroria.

Gjatë diskutimit, kryetari i AGK-së shprehu brengat e gazetarëve duke thënë se gazetarët punojnë në një ambient të pasigurt për shkak të mosefikasitetit të sistemit të drejtësisë, shkruan EFJ”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi nënshkroi vendimin më 9 mars 2017 duke caktuar një prokuror nga zyra e tij që të jetë koordinator i rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve tjera ndaj gazetarëve. Lumezi po ashtu ka kërkuar nga prokuroritë e qyteteve të tjera që të caktojnë nga një prokuror të cilët do të njoftojnë vazhdimisht koordinatorin në Prishtinë.

Prokurori i caktuar si koordinator do të mbajë një databazë me rastet e gazetarëve dhe do të njoftoj kryeprokurorin për këtë gjendje për çdo muaj.

FEG është themeluar në vitin 1994 dhe përfaqëson më shumë se 320,000 gazetarë nga 71 asociacione të gazetarëve, përgjatë 43 shtete. AGK është anëtarësuar në këtë organizatë më 11 mars 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.