🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,344 ▼0.3%
DOW 51,873 ▲0.4%
NASDAQ 25,385 ▼0.79%
NAFTA 70.04 ▼4.33%
ARI 3,995 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $59,642 ▼ -4.19% ETH $1,573 ▼ -5% XRP $1.0605 ▼ -3.45% SOL $66.0900 ▼ -4.05%
S&P 500 7,344 ▼0.3 % DOW 51,873 ▲0.4 % NASDAQ 25,385 ▼0.79 % NAFTA 70.04 ▼4.33 % ARI 3,995 ▼3.72 % S&P 500 7,344 ▼0.3 % DOW 51,873 ▲0.4 % NASDAQ 25,385 ▼0.79 % NAFTA 70.04 ▼4.33 % ARI 3,995 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Bota

Ministrat e Jashtëm pakistanez, saudit, turk dhe egjiptian takim për Lindjen e Mesme

Ministrat e Jashtëm të Pakistanit, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Turqisë do të takohen të dielën dhe të hënën në Islamabad për të diskutuar luftën në Lindjen e Mesme, njoftoi sot qeveria pakistaneze.

”Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve do të takohen në Islamabad më 29 dhe 30 mars për të zhvilluar diskutime të thella mbi një sërë temash, duke përfshirë përpjekjet për të ulur tensionet në rajon”, tha Ministria e Jashtme pakistaneze në një deklaratë.

Ata janë planifikuar gjithashtu të takohen me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif.

Ai zhvilloi sot një takim njëorësh me presidentin iranian, Masud Pezeshkian si pjesë e përgatitjeve për këtë takim, tha një burim qeveritar pakistanez.

Ata kishin qenë tashmë në kontakt në javët e fundit në lidhje me konfliktin dhe rolin e Pakistanit në ndërmjetësimin për t’i dhënë fund atij.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, kishte përmendur mundësinë e një takimi të tillë të katër ministrave të Jashtëm që të premten.

“Fillimisht, kishim planifikuar ta mbanim këtë takim në Turqi (…) midis Turqisë, Pakistanit, Egjiptit dhe Arabisë Saudite. Megjithatë, meqenëse homologëve tanë pakistanezë u kërkohet të qëndrojnë në vendin e tyre, e zhvendosëm takimin në Pakistan. Është e mundur që të takohemi atje këtë fundjavë”, deklaroi ai në kanalin televiziv privat turk ”A Haber”.

Duke ruajtur lidhjet si me Iranin ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara, si dhe kontakte të shumta me shtetet e Gjirit, Pakistani është shfaqur ditët e fundit si një lehtësues i mundshëm i negociatave midis dy palëve në luftën e Lindjes së Mesme që filloi një muaj më parë.

Ndërsa Teherani refuzon të pranojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, iranianët kanë paraqitur zyrtarisht, përmes ndërmjetësit pakistanez, një përgjigje ndaj një plani amerikan me 15 pika, sipas një burimi anonim të cituar të enjten nga agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.

I dërguari amerikan, Steve Witkoff, deklaroi se shpresonte që takimet midis Iranit dhe Uashingtonit do të zhvilloheshin javën e ardhshme për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.