☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.99 ▲0.11%
ARI 4,589 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,211 ▼ -0.24% ETH $2,047 ▼ -0.02% XRP $1.3192 ▼ -2.63% SOL $82.8600 ▼ -0.92%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.99 ▲0.11 % ARI 4,589 ▲0.7 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.99 ▲0.11 % ARI 4,589 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Egjipt, shpërthimi i fuqishëm trondit konsullatën italiane

Një shpërthim i fuqishëm ka dëmtuar seriozisht selinë e konsullatës italiane në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo.

Shpërthimi u shkaktua nga një autobombë, ka deklaruar një zyrtar për agjencinë e lajmeve “Mena”, e cila saktëson se për momentin asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë.

Nga shpërthimi, i verifikuar mëngjesin e kësaj të shtune, mbetën të plagosur të paktën 4 persona, kanë bërë të ditur autoritetet mjekësore.

Së fundmi Egjipti është tronditur nga një seri atentatesh të rënda, mes të cilave spikat ai që i mori jetën kryeprokurorit Hisham Barakat, nga një sulm autobombë në qytetin e tij.

Në të njëjtin muaj, një tjetër autobombë vuri në shënjestër një komisariat policie, duke vrarë tre persona. Forcat egjiptiane të sigurisë janë në luftë me militantët islamikë, por luftimet kanë qenë kryesisht të kufizuara në gadishullin e Sinait.

Militantët në këtë vend kanë vrarë të paktën 600 anëtarë të personelit policor dhe atij ushtarak në dy vitet e fundit. Ata i avancuan sulmet e tyre pasi ushtria rrëzoi ish-presidentin islamik, Mohammed Morsi në vitin 2013.

Në javët e fundit, presidenti egjiptian Abdul Fattah al Sisi ka premtuar se do të përdorë dorë të hekurt ndaj militantëve.

Dhe në fakt, qindra anëtarë të Vllazërisë Myslimane, përfshirë presidentin e rrëzuar Morsi, janë dënuar me vdekje nga gjykatat e Egjiptit. Shumica e tyre janë në pritje të ekzekutimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.