Ekonomia

Ekonomi në Plazhin e Gjeneralit, diskuton me partnerët financiarë zhvillimin e turizmit

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi zhvilloi një takim me donatorët dhe partnerët financiarë në vendin tonë për të diskutuar mbi zhvillimin e sektorin e turizmit në Shqipëri.

Ky takim, i pari i këtij lloji, u organizua në plazhin e Gjeneralit, në Kavajë, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Banka Botërore, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, USAID, BERZH, IFC, GIZ, Swiss Cooperation, Kooperacion Italian, SIDA, ADAA, IDSA, AADF, përfaqësues nga ambasada e Gjermanisë në Tiranë, ambasada e Mbretërisë së Hollandës, si dhe nga ambasada e Republikës së Çekisë, etj. Diskutimet e pjesëmarrësve u përqendruan në zhvillimin e sektorit të turizmit deri më tani, projektet me financim të huaj dhe sfidat për të ardhmen.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Milva Ekonomi bëri një prezantim të zhvillimeve kryesorë të sektorit, impaktin në ekonominë e vendit dhe objektivave për zhvillimin e tij në të ardhmen, shtyllat kryesore të industrisë dhe drejtimet kryesore të produktit turistik.

Turizmi përbën një potencial të madh të zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe krijimit të vendeve të punës dhe përbën një nga gjeneratorët kryesorë të ekonomisë, tha Ministrja, ndërsa vuri theksin në rëndësinë e koordinimit të përbashkët të veprimeve në funksion të zhvillimit të turizmit, si në nivel kombëtar, ashtu dhe atë rajonal.
Sipas Ministres, Shqipëria do të njihet si një destinacion tërheqës turistik, mikpritës dhe autentik në Evropë, bazuar në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, kulturore dhe historike, që janë lehtësisht të arritshme nga tregu ndërkombëtar.

Ministria prezantoi përpara donotarëve një qasje me dy shtylla kryesore bashkëpunimi për të ardhmen, atë të koordinimit të ekspertizës lokale dhe ndërkombëtare në plotësimin e kornizës rregullatore të sektorit të turizmit në plotësim të ligj të turizmit. Këtu, për ministren, duhet të përfshihet edhe përgatitja e strategjisë së zhvillimit të turizmit dhe ftoi donatorët që t’i bashkohen përpjekjeve të MZHETTS për hartimin e këtij drafti, i cili është shumë i rëndësishëm për sektorin. Një tjetër çështje e trajtuar nga Ministrja Ekonomi ishte dhe ajo e Tourism Satellite Account, për matjen e ndikimit të turizmit në ekonominë e vendit.foto turizmi plazhi gjeneralit - Copy

Si pjesë e shtyllës së dytë, Ministrja kërkoi që të shihej mundësia e mbështetjes së sektorit privat në turizëm, duke kërkuar që të ndihmohej me qendra të edukimit profesional, me aftësimin për aplikimin e standardeve të aktiviteve turistike, me incentiva fiskale dhe kredituese.

Ministrja e MZHETTS theksoi rëndësinë që ka Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve në tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, duke përfshirë dhe investimet në sektorin e turizmit.

Takimi vijoi me një prezantim të AIDA-s për zhvillimet kryesore ekonomike të vendit dhe mundësitë që vendi ynë ofron për investitorët, veçanërisht në fushën e turizmit. Në vijim, Agjencia Kombëtare e Turizmit bëri një prezantim të misionit të saj për promovimin e turizmit shqiptar në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nga ana e tyre, partnerët përshëndetën këtë takim të parë për sektorin e turizmit me Ministren e Ekonomisë dhe u shprehën të gatshëm që bashkëpunimi të vijojë edhe në të ardhmen.

Ata renditën disa nga projektet e tyre më kryesore që lidhen me zhvillimin e turizmit dhe dhanë sugjerimet e tyre mbi masat e nevojshme që duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë, për të nxitur zhvillimin e sektorit dhe për ta bërë atë sa më konkurrues.

Në përmbyllje të takimit, ministrja Ekonomi vuri në dukje se mes qeverisë dhe partnerëve ka shumë hapësirë për bashkëpunim dhe ka shumë për të bërë për zhvillimin e turizmit.

“Është e rëndësishme që Shqipëria të rrise kapacitet e saj profesionale në fushën e turizmit. Shqipëria duhet të vazhdojë të bëjë të njëjta përpjekje për tërheqjen e kërkesës turistike duke synuar edhe kombinimet me paketat e rajonit”, tha Ministrja, ndërsa vuri theksin në rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës dhe gjithë komponentëve të saj për rritjen e ofertës zhvillimin e sektorit, ashtu si dhe të diskutimit me grupet e interesit për planifikimin e incentivave për tërheqjen e investitorëve dhe krijimin e një klime miqësore, në mënyrë që të zhvillohet një strategji kombëtare për promovimin e turizmin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button