⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.80 ▼0.23%
ARI 4,465 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,490 ▼ -2.71% ETH $1,844 ▼ -2.6% XRP $1.2149 ▼ -0.29% SOL $72.7100 ▼ -3.39%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.80 ▼0.23 % ARI 4,465 ▼0.03 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.80 ▼0.23 % ARI 4,465 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
04 Jun 2026
Breaking
Bota

Ekonomia ruse në vështirësi, Moska përballet me tkurrje dhe deficit rekord

Pas paketës së 20-të të sanksioneve, ekonomia ruse ka nisur të japë shenja të dukshme dobësimi, ndërsa vetë presidenti Vladimir Putin ka mbledhur këshilltarët ekonomikë për të diskutuar situatën dhe ngadalësimin e treguesve kryesorë ekonomikë.

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Bashkimi Evropian dhe aleatët perëndimorë kanë ndërmarrë një seri masash ekonomike ndaj Moskës, me synimin për të kufizuar aftësinë e Rusisë për të financuar luftën dhe për ta detyruar Kremlinin të bëjë lëshime megjithatë Rusia ka vijuar ofensivën ushtarake dhe nuk ka treguar gatishmëri për kompromis në negociata.

Sipas të dhënave të Ministrisë ruse për Zhvillimin Ekonomik, ekonomia u tkurr me 0.3 për qind gjatë periudhës janar-mars, duke shënuar kontraktimin e parë ekonomik që prej vitit 2023.

Gjatë të njëjtës periudhë, deficiti publik arriti në rreth 60 miliardë dollarë, duke tejkaluar objektivat vjetore të qeverisë ruse. Inflacioni mbetet në nivelin 6 për qind, ndërsa normat e interesit vijojnë të qëndrojnë shumë të larta, në 14.5 për qind.

Edhe tregjet financiare ruse kanë humbur terren që prej muajit mars, në një kohë kur tregjet ndërkombëtare kanë shfaqur tendenca më pozitive. Banka Qendrore e Rusisë ka ngritur gjithashtu shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore, një problem që lidhet me mobilizimin ushtarak dhe largimin e mijëra profesionistëve nga vendi.

Vetë presidenti Putin ka pranuar publikisht se ekonomia nuk po ecën sipas pritshmërive. Muajin e kaluar ai kërkoi shpjegime nga ekspertët ekonomikë për ngadalësimin e treguesve dhe për vështirësitë në disa sektorë strategjikë.

Edhe Bashkimi Evropian e konsideron se sanksionet kanë filluar të japin efekt. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi së fundmi se masat ndëshkuese po ushtrojnë “presion të fortë” mbi ekonominë ruse.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se, edhe pse ekonomia ruse është sot më pak dinamike, më pak tërheqëse për investime dhe më e dobët krahasuar me periudhën para luftës, ajo mbetet ende larg një kolapsi ekonomik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.