☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,828 ▼ -0.03% ETH $2,239 ▲ +0% XRP $1.1639 ▼ -1.32% SOL $89.7200 ▼ -0.49%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Ekskluzive/ Edlir Tetova lë Egnatian në fund të sezonit, trajneri durrsak drejt Teutës

Ndryshime të rëndësishme tek Egnatia, skuadra kampione e Shqipërisë. RTSH Sport mëson eksluzivisht se trajneri Edlir Tetova do të largohet nga stoli rrogozhinas në fund të sezonit.

Vendimi pritet të marrë formë zyrtare ndoshta që nesër, në një konferencë shtypi të klubit rrogozhinas. Një lëvizje e bujshme kjo nga kampi kampion, që duhet të mendojë që tani për trajnerin e ri. Tetova, sipas burimeve të RTSH Sport, do të vazhdojë ta drejtojë Egnatian deri në fund të këtij kampionati, përfshirë edhe sfidat e Final 4.

Trajneri durrsak ka fituar gjithçka në krye të Egnatias, dy tituj kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë. Ai e ka drejtuar këtë skuadër për gati 4 vjet dhe ka shkruar historinë me arritjet sportive.

Edlir Tetova, me shumë gjasa, sezonin e ardhshëm do të marrë drejtimin e Teutës, skuadrës së qytetit të tij. Kujtojmë që trajneri Tetova aktualisht është i dënuar me 6 muaj nga Komisioni i Disiplinës në FSHF dhe nuk e drejton ekipin gjatë ndeshjeve.

The post Ekskluzive/ Edlir Tetova lë Egnatian në fund të sezonit, trajneri durrsak drejt Teutës appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.