☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,583 ▲0.55%
DOW 51,873 ▼0.21%
NASDAQ 25,401 ▲0.94%
NAFTA 95.71 ▼0.78%
ARI 3,944 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,380 ▼ -0.06% ETH $2,287 ▲ +0.65% XRP $1.2737 ▲ +1.95% SOL $93.0700 ▼ -0.51%
S&P 500 7,583 ▲0.55 % DOW 51,873 ▼0.21 % NASDAQ 25,401 ▲0.94 % NAFTA 95.71 ▼0.78 % ARI 3,944 ▼0.64 % S&P 500 7,583 ▲0.55 % DOW 51,873 ▼0.21 % NASDAQ 25,401 ▲0.94 % NAFTA 95.71 ▼0.78 % ARI 3,944 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Bekim Sali: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është zgjidhje sistemore për forcimin e barazisë dhe karakterit multietnik të shtetit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në seancën e 68-të të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku në lexim të parë u shqyrtua Propozim-Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Gjatë diskutimit u theksua se parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është një vlerë kushtetuese që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe paraqet një nga shtyllat themelore të karakterit multietnik të shtetit.

“Ligji për herë të parë e rregullon këtë çështje në mënyrë të plotë dhe sistemore, duke e ngritur përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në nivel ligjor. Me këtë zgjidhje vendoset një kornizë e qartë institucionale, e bazuar në të dhëna reale, nevoja konkrete të institucioneve dhe mekanizma të mirëfilltë monitorimi”.

“Propozim-ligji parasheh që përfaqësimi i drejtë dhe adekuat të jetë obligim ligjor për institucionet publike, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjitha bashkësitë dhe duke garantuar respektimin e parimeve të barazisë, përfshirjes dhe mundësive të barabarta”.

“Gjithashtu, ligji parashikon mekanizma për monitorimin e zbatimit të tij, mbrojtjen e të drejtës së vetëdeklarimit dhe parandalimin e keqpërdorimeve, me qëllim forcimin e besimit në institucionet publike dhe avancimin e kohezionit shoqëror”, tha Bekim Sali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.