☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.22 ▼0.7%
ARI 4,623 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $76,335 ▲ +9.39% ETH $2,375 ▲ +5.5% XRP $1.3149 ▲ +18.31% SOL $90.4600 ▲ +5.1%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.22 ▼0.7 % ARI 4,623 ▲1.12 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.22 ▼0.7 % ARI 4,623 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Protesta për Zvërnecin, parlamenti përfshihet në debate

Protesta e qytetarëve për çështjen e projektit të Zvërnecit u bë shkak i debateve në Kuvend. Kryedemokrati Berisha akuzoi mazhorancën se ka thirrur në Vlorë anti-miting kundër protestës së Tiranës. Por në reagimin e menjëhershëm kryetari i grupit parlamentar socialist Balla tha se në Vlorë do të zhvillohet festë partiake e socialistëve.

“Është akti i luftës që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë. Keni dërguar mesazh të gjithë punonjësit e Fierit, Lushnjës, të gjithë jugut, njëlloj si Ramiz Alia që donte të na shpallte Republikën e Vlorës me vullnetarë të Enverit”, tha Berisha.

“Ne ju kemi mundur 15 herë nga 20 beteja elektorale. Me Edi Ramën, kryetarë të Partisë Socialiste, ju kemi mundur 8 herë rresht. Do ju përsëri pas një viti në zgjedhjet vendore. Prandaj diversionin tënd se nesër në Vlorë pas kemi ne anti-miting, ne kemi një festë ditëlindje”, tha Balla.

Balla tha se shumica i qëndron projektit të Zvërnecit.

“Ai investim do të realizohet se Shqipëria nuk e ka as shansin, as luksin të humbi këtë investim. Është një investim historik. Ata që dalin kundër këtij investimi nuk i shërbejnë interesit të vendit”, tha Balla.

Kryedemokrati Berisha edhe në prononcimin për media tha se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja, përfshij edhe atë të Zvwrnecit, por apeloi që zbatimi i tij të bëhet sipas normave mjedisore të përcaktuara nga Bashkimi Europian në transparencë të plotë. Fakti që disa protestues zhvilluan protestë një ditë më parë edhe para selisë blu, Berisha quajti strategji të atyre që i ka pagëzuar “opozitë e opozitës”.

“Tipat e stisur si “opozitë e opozitës”, ata janë mjerimi i politikës”, tha Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.