☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.36 ▼0.86%
ARI 4,127 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,418 ▲ +3.09% ETH $2,420 ▲ +5.13% XRP $1.3061 ▲ +1.9% SOL $95.7400 ▲ +2.74%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.36 ▼0.86 % ARI 4,127 ▲1.31 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.36 ▼0.86 % ARI 4,127 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Kualifikueset e Botërorit 2027/ Mbështetje për vajzat kuqezi në Pragë, ambasadori Tepelena takon ekipin

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Pragë në kuadër të ndeshjes ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Skuadra kuqezi është akomoduar në kryeqytetin çek dhe po vijon përgatitjet për sfidën e rëndësishme të së premtes. Gjatë qëndrimit në Pragë, ekipi dhe stafi kuqezi u vizituan në hotel nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Çeki, Sh.T.Z. Ilir Tepelena.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Tepelena i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar në Pragë dhe shprehu mbështetjen e tij për Kombëtaren, duke i uruar vajzave kuqezi suksese në përballjen e ardhshme.

Kombëtarja do të zhvillojë pasditen e sotme seancën zyrtare stërvitore, ndërsa nesër do të përballet me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027 për vajza. Takimi do të luhet në stadiumin “FK Viktoria Žižkov”, duke nisur nga ora 17:30.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.