Kosova

Ekskluzive! Sekuestrohen 2,2 ton kokainë në Kosovë, para 15 ditësh kamioni me banane kishte ardhur në Durrës

Burime zyrtare bëjne me dije se një sasi rekord prej 2 ton e 200 kg kokainë janë sekuestruar në Kosovë. Operacioni siç bëjnë me dije burimet u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia. Kamioni i kuq me targë 01 263 OD ka qenë më banane.

Ai ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh, kohë në të cilën ka qëndruar tranzit në vendin tonë. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove. Në hetime për çështjen është i përfshirë dhe SPAK, ndërsa nuk ka arrestime në Shqipëri.

Kjo është hera e tretë që , që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.

Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar dhe ky i fundit për trafikimin e 613 kg kokainë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button