☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.07 ▲7.77%
ARI 4,735 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,870 ▼ -0.87% ETH $2,182 ▼ -1.16% XRP $1.3265 ▼ -0.57% SOL $82.1800 ▼ -0.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.07 ▲7.77 % ARI 4,735 ▼1.1 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.07 ▲7.77 % ARI 4,735 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Ekspertët të sigurt për ekzistencën e një dhome të fshehtë në varrin e Tutankhamonit

Analizat e reja me radar, të kryera në varrin e faraonit Tutankhamon në Luksor, informojnë për ekzistencën e një dhome të fshehtë, njoftoi sot ministri egjiptian i Antikiteteve, Mahmoud Eldamaty.

“Ekspertët janë afërsisht 90 për qind të sigurtë për ekzistencën e një dhome të tillë të fshehtë”, deklaroi ministri në një konferencë shtypi, gjë që mund të konfirmojë teorinë e arkeologut britanik, Nicholas Reeves, i cili shprehet i bindur se mbretëresha Nefertiti është varrosur në këtë pjesë të fshehtë.

“Rezultatet e hetimit me radar pas murit verior të varrit të Tutankhamonit janë shumë të qarta. Nëse kam të drejtë dhe ka një vazhdimësi nga një korridor i varrit, kjo do të na çojë në një dhomë tjetër varri”, deklaroi ai në një konferencë shtypi.

“Mendoj se është ajo e Nefertitit dhe të gjitha provat të çojnë në këtë drejtim”, shtoi ai.

Deri në ditët e sotme, egjiptiologët nuk kanë arritur të zbulojnë varrin e kësaj mbretëreshe me bukuri legjendare, që pati një rol politik dhe fetar themelor në shekullin XIV para Krishtit.

“Këto rezultate paraprake erdhën pas punimeve treditore me radarë të sofistikuar dhe termografi infra të kuqe”, theksoi sot ministri i Antikiteteve, Mahmoud Eldamaty në një komunikatë.

Objektivi është analizimi i murit të varrit të Tutankhamonit për verifikimin e ekzistencës së mundshme të “dhomave të fshehta”, sipas të njëjtit burim.

Nefertiti ishte bashkëshortja e faraonit Akhenaton, babai i Tutankhamonit, i cili e konvertoi përkohësisht Egjiptin antik në monoteizëm duke vendosur kultin ekskluziv të Zotit të Diellit, Aton.

Eldamaty dhe egjiptiologu britanik, Nicholas Reeves njoftuan në muajin shtator se kishin filluar kërkimet për një dhomë të fshehtë në varrin e Tutankhamonit, i dyti u shpreh i bindur se bëhej fjalë për varrin e Nefertitit, ndërkohë që Eldamaty mendonte se bëhej fjalë për atë të një bashkëshorteje tjetër të mbretit Akhenaton

Ndryshe nga varret e faraonëve të tjerë që janë vjedhur pothuajse të gjithë, mauzoleu i Tutankhamonit, zbuluar në vitin 1922 nga arkeologu britani Howard Carter, përmbante më shumë se 5 000 objekte të paprekura, me një vjetërsi prej 3 300 vjetësh, pjesa më e madhe prej ari.

Varri i faraonit, i cili vdiq në moshën 19-vjeçare në vitin 1324 para Krishtit në përfundim të një mbretërimi të shkurtër prej nëntë vjetësh ndodhet në Luginën e Mbretërve, pranë Luksorit, në jug të Egjiptit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.