Ekonomia

Eksportet bujqësore drejt vendeve të “Ballkanit të Hapur”, rritje me 25 %

Lehtësimi i tregtisë mes vendeve të rajonit ka rritur shkëmbimet tregtare në fushën e bujqësisë dhe ushqimit.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vitin 2022, përmes nismave dhe reduktimit të barrierave tarifore dhe jotarifore, ne kemi arritur që të rrisim me 25% volumi tregtar në bujqësi me vendet e “Ballkanit të hapur”, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Eeksportet bujqësore shqiptare me Serbinë u rritën me 58.2 % në vlerë dhe në sasi u rritën me 13.6 %. Eksportet bujqësore shqiptare me Maqedoninë e Veriut shënuan rritje me 37.2 % në vlerë dhe 32 % më shumë në sasi.

Gjithashtu është përmirësuar ndjeshëm raportin import eksport me këto vende.

Importet bujqësore me Serbinë kanë rënë me 9% dhe me Maqedoninë e Veriut janë ulur me 22%.

Duke u ndalur në rëndësinë e nismave rajonale, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka renditur gjatë analizës vjetor një sërë lehtësi procedurash që janë marrë për nxitjen e tregtisë mes vendeve.

“Nëse në 2021 në pikat e inspektimit kufitar kryheshin 10 hapa procedurialë e dokumentarë dhe shpenzohej nga 30 minuta deri në 7 ditë. Në 2022 kemi vetëdorëzim të dokumentave origjinalë dhe shpenzohet 5-10 minuta në kufi. Duke kursyer 6600 orë pritje në kufi dhe rritur eficencën e përdorimit të mjeteve të transportit. Kemi parë një rritje me 73% eksporte në numër ngarkesash dhe 94% më shumë eksporte në volum ngarkesash”, deklaroi ministrja.

Krifca vuri në dukje se, edhe me vendet e tjera të rajonit, bashkëpunimi ka qenë në rritje për sektorin e bujqësisë.

Kështu, me Kosovën janë hequr edhe barrierat administrative për kontrollet dhe analizat në kufi duke kursyer kohë dhe para për sipërmarrjen.

Ndërkohë me të gjithë vendet e CEFTA, Marrëveshje së Tregtisë së Lirë në Evropën Juglindore, është realizuar një proces fillestar digjitalizimi dhe standardizimi në hyrje-dalje nga Pikat e Inspektimit Kufitar:

“Në mes të vitit filluam zbatimin e projektit SEED+, dhe sistemit sistemit europian CEFTA-TRACES për import-eksport për bimë dhe produkte bimore mes vendeve pjesë e CEFTA. Shqipëria kryeson listën e vendeve në CEFTA për përdorimin e sistemit dhe kursimin e kohës së procesimit të eksportit dhe pritjes së kamionave në kufij. 86% e certifikatave fitosanitare të të gjithë projektit pilot të BE e kanë origjinën nga Shqipëria”, tha ministrja Krifca.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button