🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,723 ▲0.36%
DOW 47,082 ▲0.29%
NASDAQ 22,464 ▲0.4%
NAFTA 94.22 ▲1.9%
ARI 5,004 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,137 ▲ +0.56% ETH $2,326 ▲ +1.62% XRP $1.5180 ▲ +0.85% SOL $94.3400 ▲ +0.73%
S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 % S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet rriten me 2,8% në shkurt, energjia dhe mineralet me ndikim kryesor

Eksportet shqiptare i janë rikthyer rritjes gjatë muajit shkurt, pas disa muajsh rënieje, të ndikuara kryesisht nga rritja e shitjeve të energjisë elektrike dhe produkteve të lidhura me mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe nga performanca pozitive e industrisë mbështetëse automotive.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, publikuar nga Instituti i Statistikave në shkurt 2026 eksportet e mallrave arritën në 30,9 miliardë lekë, duke u rritur me 2,8% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me 15,8% krahasuar me janarin 2026.

Sipas INSTAT, ndikimin kryesor pozitiv në rritjen vjetore të eksporteve e kanë dhënë grupet “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, me një kontribut prej 6,3 pikë përqindje, si dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me 0,7 pikë përqindje.

Rritja e këtyre grupeve lidhet kryesisht me konjukturën e favorshme të çmimeve të energjisë dhe rritjen e eksporteve të sektorëve industrialë të lidhur me prodhimin e komponentëve mekanikë dhe elektronikë.

Ndërkohë, disa sektorë kryesorë të ekonomisë kanë vijuar të shfaqin dobësi.

Sektori i tekstileve dhe këpucëve, ka vijuar rënien e eksporteve, duke dhënë një ndikim negativ prej 1,1 pikë përqindje në ecurinë e përgjithshme. Po ashtu, grupi “ushqime, pije dhe duhan” kontribuoi negativisht me 2,1 pikë përqindje, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet me 0,9 pikë përqindje.

Rënia në sektorin ushqimor lidhet edhe me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, të cilat kanë ndikuar në prodhimin bujqësor, veçanërisht në sera.

Në të njëjtën kohë, importet e mallrave në shkurt 2026 arritën 68 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0,8% në bazë vjetore dhe 17,6% krahasuar me janarin.
Si pasojë, deficiti tregtar u regjistrua në 37,1 miliardë lekë, duke u ulur me 0,8% në krahasim me një vit më parë, por duke u rritur me 19,2% në raport me muajin paraardhës.

Rritja e importeve është ndikuar kryesisht nga grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me një kontribut prej 5 pikë përqindje, si dhe nga “ushqime, pije dhe duhan” me 0,9 pikë përqindje.

Në të kundërt, importet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike kanë ndikuar negativisht me 3,6 pikë përqindje, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet me 1,3 pikë përqindje dhe produktet kimike dhe plastike me 1,1 pikë përqindje.

Sa i përket partnerëve tregtarë, gjatë muajit shkurt rritja më e madhe e eksporteve është shënuar drejt Kosovës me 37,1% dhe Gjermanë me 34,7%, ndërsa rënia më e madhe është regjistruar drejt Italisë me 5,1% dhe Spanjës me 42,3%.

Në anën e importeve, rritja më e fortë është shënuar nga Kina me 53,9% dhe Kosova me 36,5%, ndërsa importet nga Italia dhe Turqia kanë pësuar rënie.

Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i vendit.

Të dhënat tregojnë se shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së përbëjnë 56,3% të tregtisë totale, ku 70,3% e eksporteve dhe 49,9% e importeve realizohen me vendet e bllokut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.