🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,655 ▲ +0.44% ETH $2,004 ▲ +1.12% XRP $1.3425 ▲ +0.62% SOL $83.0200 ▲ +0.07%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportuesit, të shqetësuar për orarin e kufizuar që doganat aplikojnë për deklaratat doganore

Bizneset eksportuese janë të shqetësuara për orarin e kufizuar që doganat aplikojnë për pranimin e deklaratave të doganore. Shqetësimi i bizneseve i ngritur në Këshillin e Investimeve duket se nuk është sistemuar as me një udhëzim që doganat lëshuan vitin e kaluar për të zgjatur orarin e këtij shërbimi.

Bizneset eksportuese (kryesisht ato të Regjimit të Përpunimit Aktiv), kanë ngritur shqetësim mbi orarin e kufizuar të doganave, veçanërisht për Doganën e Tiranës në pranimin e deklaratave doganore për eksport, që pretendohet se pranohen deri në orën 12.00.

Për vetë natyrën e punës së këtyre bizneseve, që janë të lidhura me orarin e transportit detar, kërkohet një shtyrje e pranimit të deklaratave pas orës 15.00.

Doganat kanë sqaruar të publikojnë në faqen e internetit orarin e punës për çdo pikë doganore dhe sipas natyrës së punës. Në pikat doganore kufitare ka një zgjatje të konsiderueshme të orarit të punës deri në orët e vona.

Mirëpo Këshilli i Investimeve vëren se ka nevojë për një qartësi më të madhe për biznesin ndërmjet orareve të publikuara dhe atyre faktike në pika doganore. DPD të monitorojë zbatimin faktik të orareve të publikuara në web-site.

Gjithashtu bizneset kërkojnë që të aplikohet sa më shpejt projekti “Single Window”, ku të funksionojë bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional (si p.sh: AKU, dogana, tatime, etj.)

Ka reagime nga bizneset për mungesën e një komunikimi të shpejtë ndërmjet institucioneve publike si p.sh., administratë doganore dhe administratë tatimore, në rastin e vërtetimeve të caktuara, si p.sh. për detyrime fiskale.

Konkretisht për importimin e zogjve 24-orësh për qëllime të pajisjes me Autorizimin e përjashtimit nga TVSH në doganë, operatorëve ekonomikë ju kërkohen një sërë dokumentesh, të cilat normalisht duhet të aksesohen online midis institucioneve. Kështu një subjekt që kryen këtë procedurë duhet të pajiset fillimisht me vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, sipas të cilit subjekti ushtron aktivitet në fushën e agrobiznesit dhe nga Drejtoria Rajonale Tatimore që nuk ka detyrime. Kjo e fundit që të lëshojë vërtetimin, kërkon vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas të cilit subjekti nuk është debitor kundrejt këtij institucioni.

Gjithashtu pretendohet për koordinim të mangët doganë – AKU në oraret në pikat doganore kufitare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.