Ekstradimi i Nezarit, ministri italian falenderon Shqipërinë
“Falenderoj autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë, kërkesës për ekstradim të shtetasit shqiptar Nezar Seiti, i kërkuar nga autoritetet gjyqësore italiane në kuadër të një hetimi të rëndësishëm ndaj një organizate kriminale që vepronte në fushën e narkotrafikut, në linjat italo-shqiptare. Dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës Europiane të ekstradimit të 13.12.1957 dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë me 3.12.2007. Kryerja e dorëzimit, i mundëson autoriteteve italiane ushtrimin e plotë të hetimit dhe të jurisdiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s, pa paragjykuar zhvillimet e procedimit që paralelisht po kryhet nga pala shqiptare, e cila madje mund të përfitojë nga bashkëpunimi i autoriteteve italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve tona”, thuhet në reagimin e ministrit italian.