Politika

Ekstremizmi i dhunshëm, Bushati: Fokusi tek zhvillimi dhe edukimi

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur nevojën urgjente për të parandaluar dhe përballuar ekstremizmin e dhunshëm, duke u fokusuar tek zhvillimi dhe edukimi.

Z. Bushati ka marrë pjesë në sesionin e 31 të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria ka kontribuar në mënyrë aktive në përpjekjet e Këshillit për të pasur një veprim global për të drejtat e njeriut. Shqipëria mbështet Këshillin për të Drejtat e Njeriut si një trampolinë për identifikimin dhe adresimin e të drejtave të njeriut. Paqja mes feve të ndryshme nuk është një utopi, por një synim i mundshëm”, tha Bushati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button