☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.55 ▼1.81%
ARI 4,745 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,538 ▲ +3.16% ETH $2,132 ▲ +5.2% XRP $1.3508 ▲ +3.07% SOL $83.4600 ▲ +2.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ekzekutim në Tiranë/ Autori vret ish-bashkëshortin e vajzës. Plagoset edhe ish-prokurori Adriatik Cama

Një person është ekzekutuar sot në Tiranë dhe një tjetër është plagosur. Viktima, shënjestra e atentatit, mësohet se është klient i avokatit dhe ish prokurorit Adriatik Cama, ndërkohë që ky i fundit mbeti i plagosur. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku vjehrri ka ekzekutuar me armë zjarri ish-dhëndrrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore.
Plumbat kanë plagosur edhe ish- prokurorim dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.
Kjo vrasje ka ardhur pas shumë problemesh të ndodhura mes autorit Mexhit Picari, vktimës dhe ish-bashkëshortes, të cilët ishin prej vitesh në proces gjyqësor.
Autori i cili arriti të largohej  pas ekzekutimit, është kapur pas disa minutash nga “forcat blu”, pasi arriti të largohej me një makinë tip “Hyundai”.
Vajza e autorit dhe viktima ishin në proces divorci dhe pikërisht  sot çifti kishte seancën e pestë  të divorcit.
Viktima është qëlluar nga 8 plumba, ku 5 e kanë kapur atë. Ndërkohë në një njoftim paraprak të policisë thuhet se ish- prokurori, është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr edhe ndihmën nga mjekët.
Ish-prokurori Cama njihet për hetimin e dosjeve të bujshme si vrasja e bankierit Artan Santo dhe dosjes së 21 janarit.
Adriatik Cama, i cili ishte prokuror, në Prokurorinë e Tiranës u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Cama e apeloi vendimin e KPK, por në muajin shkurt 2019 , Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama.
Pas shkarkimit mësohet se Cama u kthye në një avokat në profesion. Ai është avokati i Nevaldo Hajdarajt të policit që vrau pas shpine Klodian Rashën. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.