🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 111.71 ▼0.62%
ARI 4,696 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,134 ▼ -0.81% ETH $2,127 ▼ -1.08% XRP $1.3204 ▼ -2.34% SOL $80.3500 ▼ -2.55%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.71 ▼0.62 % ARI 4,696 ▲0.24 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.71 ▼0.62 % ARI 4,696 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Ekzekutimi i imamit në Nju Jork, një 35-vjeçar nën akuzë

Policia amerikane ka akuzuar një person për vrasjen e imamit dhe asistentit të tij të shtunën në Nju Jork. Sipas mediave amerikane, Oscar Morel, 35 vjeç, akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Imami Maulama Akonjee, 55 dhe Thara Uddin, 64 vjeç u qëlluan në kokë teksa po ecnin në rrugët e lagjes Kuins, pas seancës së lutjeve.

Ndjekës të xhamisë së imamit u shprehën menjëherë se bëhej fjalë për një krim urrejtjeje, por policia ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që personat të jenë qëlluar për shkak të besimit të tyre.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio deklaroi se komuniteti mysliman po vuan pasojat e një fanatizmi të përjetshëm.

Morel u arrestua ditën e diel, pas një ndjekjeje të policisë që përfundoi me një aksident rrugor të tij. 35-vjeçari ishte filmuar nga një kamera sigurie teksa largohej nga vendi i ngjarjes me makinën e tij, por u lokalizua nga policia dhe u vu në pranga.

Gjithësesi, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut nuk ka dhënë ende një version për motivet e mundshme të krimit të dyfishtë.

Ditën e hënë, qindra besimtarë u mblodhën për t’i bërë një homazh të stilit islamik dy viktimave. Mualama Akonjee kishte mbërritur në metropolin amerikan nga Bangladeshi dy vjet më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.