Kronika
Elbasan, ndalohet infermieri që tentoi të përdhunonte pacienten e mitur
Policia e Elbasanit njoftoi të martën ndalimin e një infermieri, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një paciente të mitur.
26-vjeçari Everest Duka, infermier në pavionin e nefrologjisë në spitalin “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit, u ndalua pas kallëzimit të bërë nga pacientia e mitur në prani të psikologes dhe të familjarëve.
Everest Duka ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me pacienten e tij, shtetasen me iniciale S.B., 16 vjeç.