☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,043 ▼ -4.09% ETH $1,984 ▼ -3.92% XRP $1.3209 ▼ -2.98% SOL $82.6500 ▼ -4.7%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Email-i i drejtorit të FBI-së sulmohet nga hakerë të dyshuar të lidhur me Iranin  

Hakerët nga grupi ”Handala”, të dyshuar për lidhje me Iranin, hakuan llogarinë personale të email-it të Kash Patel, drejtorit të FBI-së, dhe publikuan dokumente dhe foto që morën në internet, raportuan sot disa medie amerikane.

”Handala”, një nga grupet më aktive të krimit kibernetik që nga fillimi i luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, konsiderohet nga shumë ekspertë të sigurisë kibernetike si i lidhur me Republikën Islamike.

”Hakerët publikuan foto dhe email-e të Kash Patel që datojnë shumë kohë përpara emërimit të tij si drejtor i FBI-së në vitin 2025, kryesisht nga periudha midis viteve 2011 dhe 2022”, raporton CNN, duke cituar burime pranë hetimit të cilat, ashtu si medie të tjera, konfirmojnë vërtetësinë e dukshme të këtyre dokumenteve.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe FBI-ja refuzuan të komentojnë.

Grupi ”Handala” mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik në një mesazh të ripostuar në llogaritë e monitorimit të mediave sociale, duke deklaruar se ishte hakmarrje për sekuestrimin e emrave të domeneve që u përkisnin atyre nga FBI-ja.

Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi sekuestrimin e katër faqeve të internetit, dy prej të cilave mbanin emrin ”Handala”, të cilat pretendohej se ishin të lidhura me aktivitetet e “sulmit kibernetik” të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.