Emetohen 15 milionë euro letra me vlerë
Ministria e Financave (MF), respektivisht Thesari të hënën ka emetuar 15 milionë euro Letra me Vlerë të Republikës së Kosovës, obligacione me maturim dy vjeçar.
Norma e kuponit për këtë instrument ka rezultuar të jetë 2.90 për qind.
Sipas Ministrisë së Financave të interesuarit për investim në Letra me Vlerë të Republikës së Kosovës mund të qasen përmes cilësdo bankë komerciale në Kosovë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.