Enti italian i Energjisë, Fabio Tambone: Po punojmë për krijimin e një tregu të përbashkët
Në një intervistë për portalin bullgar të lajmeve Novinite, Fabio Tambone, Shef i Njësisë për Marrëdhëniet e Jashtme nëpranë Entit Rregullator të Italisë për energjinë, gazin dhe ujin thotë se TAP, është projekti që do të bëjë të mundur krijimin e një tregu të përbashkët të gazit.
A mendoni se Korridori Jugor i Gazit do të mund të zbatohet brenda afëteve, pavarësisht situatës politike?
Ne po punojmë për infrasrukturën e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline. Bashkëpunimi mes Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë është shumë i mirë. Ditët e fundit ne kemi marrë certifikatën si Operator i pavarur i Transmetimit në të tre vendet. Tashmë projekti është gati dhe në muajt në vqzhdom do të punohet me projektin në terren. Unë mendoj se ky projekt duhet të merret si shembull për ndërtimin e një rrjeti real jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe ato të BE-së. Është shumë e rëndësisshme që ky diskutim të bëhet edhe për vende si Bullgaria. Projekti si TAP janë shumë të rëndësishëm, pasi ato mund të nxisin krijimin e tregjeve të përbashkëta.
A mendoni se TAP do të luajë rol në diversifikimin e furnizuesve?
Po, padyshim. Një nga parimet që ne po ndjekim është identifikimi i infrastrukturës së re në Bashkimin Europian për të zgjeruar burimet dhe rrjetin e furnizuesve. Azerbajxhani është një orej tyre. Ne nuk jemi kundër gazsjellësve të tjerë qëq vijnë nga Lindja. TAP, nga këndvështrimi rregullativ është duke punuar shumë mirë. Për më tepër, është një nga projektet e mundshme që mund të përdoret për ndërlidhje të tjera në pjesën juglindore të Europës. Kjo më risjell idenë e vjetër e cila parashikonte përfshirjen e Rrjedhës së Jugut në Korridorin Jugor të Gazit.
A mendoni se kjo është e mundur, duke qenë se është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit për gazsjellësin Poseidon?
Në fillim ideja ishte për të ndërtuar një gazsjellës klasik. Tubacioni do të transportonte gazin nga Azerbajxhani përmes Greqisë dhe Shqipërisë për në Itali me asnjë mundësi tjetër për ta ndërlidhur. Tashmë ne jemi duke punuar pikërisht për të bëra të mundur këtë. TAP do të jetë pjesë e një sistemi më të gjerë të infrastrukturës së gazit. Asnjë pengese nuk ka për ndërlidhjen midis TAP dhe gazsjellësve të tjerë. Nga ana rregullative, do të duhet të jetë e nevojshme që të gjenden konsumatorë të gatshëm për të marrë gaz nga burime të tjera.
A mund të na thoni ndonjë shifër në lidhje me zhvillimin e tregut të gazit në rajon?
Projekti mund të dyfishohet. Me të njëjtin kapacitet mund të transportohet dyfi i sasisë së gazit të parashikuar në fillim. Gjithsesi kjo do tëvaret nga ndryshimi i kërkesës, jo vetëm në Bullgari, Greqi dhe Itali, por edhe në pjesë të tjera të Ballkanit. Kjo mund të ndodhë nëse nuk është rritur Në kërkesën për gaz për prodhimin e energjisë elektrike. Kjo mund të ndodhë edhe nëse ka rritje të kërkesës për prodhimin e energjisë.