🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,852 ▲ +0.19% ETH $2,247 ▲ +0.34% XRP $1.3481 ▼ -0.32% SOL $84.6400 ▲ +0.06%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
roze

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip.

A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Artistja shqiptare Enxhi Nini e cila jeton dhe punon në Itali ka thënë për Vizion Plus se po sheh mundësinë e rikthimit në Shqipëri me një këngë.

E ftuar në emisionin Mes’dritë, Nini deklaroi se po punon, për të patur një rikthim sa më dinjitoz.

Kam hapur një akademi këtu ku jetoj dhe të jap eksperiencën time. Jam dedikuar këngës. I jam futur seriozisht kantos dhe nëse do ketë një kthim, duhet të jetë dinjitoz. Unë jam rritur me disiplinë dhe dua më të mirën. Rikthimi do të jetë në gjuhën shqipe”, tha Enxhi Nini.

Por a do e “përdorë vëllain e saj, Aldor Nini?

Unë bëj diçka që nuk varet nga profesioni i vëllait tim. Nuk besoj se duhet të përdor këtë kanal për të bërë diçka. Nëse do doja diçka, ai do e bënte. Nuk e kam menduar fare. Nëse do jetë nevoja, edhe mund ta përdor, por nuk e kam menduar. Unë bëj instrumentisten, ai diçka tjetër. Nëse një ditë do të  , edhe mund ta mendoj. Kur e bën për shumë artistë të tjerë, mund ta bëj edhe për mua. Unë jam kërkuese nga vetja dhe dua të bëj gjëra me cilësi”, tha Enxhi Nini.

Artistja kujton me nostalgji bashkëpunimet që ka pasur në vitet 1990 me artistët më të njohur shqiptar.

Unë kam pasur shumë miq. Mike me Aleksandër Gjokën, Ardit Gjerbrean, me Bleonën që flas akoma, Redon Makashi, me kompozitorin Shpëtim Saraçin dhe me këngëtarë të tjerë që kam patur mundësinë të ndaj momente të veçanta”, tha Enxhi Nini.

Artistja, me nostalgji kujtoi edhe rikthimin e saj për herë të parë në Shqipëri në vitin 2019.

Në 2019 kthehem në Shqipëri për herë të parë. Shqipëria ka ndryshuar. Rrugët dhe ambientet që je rritur i gjen ndryshe. Shqipoëria ka të drejtë të zhvillohet. Por nga ana humane më kanë pritur krahhapur. Kur vij pritem nga të afërm, kolegë e familjarë të mij. Sa herë flas me shoqet e mia shqiptare në Itali, themi se kur kthehemi nga Shqipëria vijmë të karrikuara”, tha Nini.

Muzika  theksoi Enxhi Nini është e trashëguar tek të tre fëmijët. Ajo theksoi se ata janë të lirë të zgjedhin rrugën e vet, por deri më tani, muzika është e pandarë në jetën e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.