☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,043 ▼ -4.09% ETH $1,984 ▼ -3.92% XRP $1.3209 ▼ -2.98% SOL $82.6500 ▼ -4.7%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Epilogu për vrasjen e Liridona Ademajt, fjala përfundimtare ndaj të akuzuarve do të jepet në 17 prill

Shumë shpejt do të ketë një epilog për vrasjen e Lirdona Ademajt. Fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarve për çështjen e saj: Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, do të jepen më 17 prill.

Pas çdo seance nga ngjarja kanë dalë të dhënë tronditëse. Pas sagës se i akuzuari kryesor për planifikimin e vrasjes Naim Murseli kishte probleme të shëndetit mendor, ç’ka u hodh poshtë nga ekspertiza, të akzuarit e tjerë i kanë dalë kundër.

Në seancën e kësaj të premteje, Kushtrim Kokalla, ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka pasur rol në organizimin e vrasjes dhe ka mohuar se ka ndërmjetësuar mes të akuzuarve të tjerë në këtë rast.

Ai tha se kontaktet dhe takimet me të pandehurit e tjerë nuk kanë pasur lidhje me veprën penale për të cilën ngarkohet, duke theksuar se nuk ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje për kryerjen e vrasjes.

Kokalla deklaroi se e kishin thirrur policia që të dorëzohej në stacionin e policisë në Gjakovë ku është intervistuar për 30 minuta.

Ai konfirmoi se kishte pasur biseda me hetues para intervistimit zyrtar, të cilët sipas tij e kanë akuzuar se ai është kryesori në këtë vrasje. Sipas Kokallës, ai kishte takuar të pandehurit, por jo në rrethana që lidhen me veprën penale. Qëllimi i shoqërimit të tij me Naim Murselin ishte një kredi prej 25 mijë eurosh që Kokalla e kishte marrë për Murselin dhe me kërkesë të këtij të fundit, ndërsa edhe njohjen e tij me Plavën po ashtu drejtoi gishtin nga Murseli i cili i kishte dhënë numrat e kontaktit.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli, ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e Liridona Ademajt dhe ai ka refuzuar, por në kundërshtim me deklarimet e tij, prokuroria pretendon se ka qenë Kushtrimi që ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, si personin që në fund ka shkrepur armën në 29 nëntor të vitit 2023, në këmbim të 30 mijë eurove.

The post Epilogu për vrasjen e Liridona Ademajt, fjala përfundimtare ndaj të akuzuarve do të jepet në 17 prill appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.