Bota
Erdoğan do të kandidojë për President të Turqisë
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/07/erdogan4.jpg)
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdoğan, do të kandidojë për President të republikës turke, në zgjedhjet që do të zhvillohen më datën 10 gusht.
Lajmin e ka bërë të ditur partia që drejton zoti Erdoğan “Adalet ve Kalkınma Partisi AK”( Partia për Drejtësi dhe Zhvillim).
Vendimi është marrë nga oranet e larta të partisë që drejton vendin, siç bën të ditur agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi”.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Turqisë, Presidenti zgjidhet në mënyrë të drejpërsëdrejtë nga populli. Ndërkaq, kandidati i opozitës do të jetë Ekmeleddin Ihsanoglu, ish kreu i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik(Ish-Konferenca Islamike)