🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,792 ▲ +0.04% ETH $2,048 ▼ -0.1% XRP $1.3198 ▲ +1.41% SOL $80.1100 ▲ +1.56%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Erdogan kërcënon evropianët: Do ecni me frikë në rrugë

“Evropianët në të gjithë botën nuk do mund të ecin të sigurt në rrugë nëse mbajnë këtë qëndrimin ndaj Turqisë”, ka thënë Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Turqia është e zhytur në një konflikt diplomatik me Gjermaninë dhe Holandën, pasi ndaluan zyrtarët turq të bënin fushatë në mbështetje të referendumit të prillit në nxitjen pushtetin të presidentit turk.

“Nëse Evropa vazhdon në këtë mënyrë, asnjë evropian në botë nuk mund të ecë i sigurt në rrugë. Ne si Turqi, i bëjmë thirrje Evropës të respektojë të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, u tha Erdogan gazetarëve në Ankara.

“Zyrtarët qeveritarë turq marrin ende pjesë në ngjarjet e turqve në të gjithë Evropën, por ata nuk janë duke bërë fushatë për referendumin”, ka thënë zëvendës kryeministri turk.

Numan Kurtulmus tha se këto konflikte kanë ndihmuar turqit në Evropë të kuptojnë më mirë ndryshimet e propozuara kushtetuese në referendum.

Ai tha se “hapat e neo-nazizmit dhe racizmit ekstrem” po “dëgjoheshin” në Evropë.

Erdogan quajti holandezët disa ditë më parë “mbetje naziste” dhe akuzoi Gjermaninë për “veprime fashiste”.

Ai tha se vendi i tij mund të shqyrtojë lidhjet me Evropën pas referendumit, gjë që shpreson se do t’i japë atij kompetenca të reja gjithëpërfshirëse, duke e përshkruar Evropën si “fashiste dhe mizore” dhe se ngjan me epokën para- Luftës së Dytë Botërore

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.