☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.14 ▼1.69%
ARI 4,644 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,898 ▲ +1.77% ETH $2,075 ▲ +3.01% XRP $1.3381 ▼ -0.31% SOL $83.7400 ▲ +1.22%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.14 ▼1.69 % ARI 4,644 ▲1.89 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.14 ▼1.69 % ARI 4,644 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Erdogan paralajmëron: Negociata, ose mirupafshim BE!

Nëse bisedimet e anëtarësimit nuk rifillojnë, Turqia do t’i kthejë shpinën Europës. Bashkimi Europian nuk ka alternativë tjetër, sipas presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. “Po nuk hapën negociatat, mirupafshim!”, ka deklaruar ai.

Erdogani, – thotë “Deutsche Welle”, – iu referua çeljes së bisedimeve në kuadër të të cilave diskutohen tema të caktuara si ekonomia, drejtësia apo të drejtat e njeriut.

Qershorin e vitit të kaluar, Brukseli e hapi një kapitull për çështjet financiare dhe ato të buxhetit, siç ishte rënë dakord në kuadër të marrëveshjes për refugjatët. Por që prej atëherë, marrëdhëniet mes dy palëve janë ftohur ndjeshëm, për shkak të reagimit të ashpër të qeverisë turke ndaj elementëve opozitarë, në vazhdën e dështimit të grushtit të shtetit.

I diskutueshëm ishte për bllokun edhe referendumi mbi ndryshimet kushtetuese, të cilat e veshin presidentin me fuqi shtesë. Ndryshimi i dokumentit themeltar i lejon sërish Erdoganit të jetë anëtar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, të themeluar prej tij.

Dokumentin e rianëtarësimit, ai e firmosi të martën në selinë e “AKP”-së, mes brohoritjeve dhe deklaratave se ishte rikthyer në “shtëpi”.

“Kjo pritje në ankth për partinë time mori fund pas 979 ditësh”, deklaroi kreu i shtetit turk. Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, më 28 prill, shumica u shprehën parimisht për vazhdimin e negociatave me Ankaranë, me gjithë ngërçet e mëdha demokratike në Turqi.

Shefi i diplomacisë lituaneze, Linas Linkevicius paralajmëroi në mënyrë të veçantë se, Turqia është vend kyç dhe aleat i NATO-s, ndaj lidhja me të nuk duhet ndërprerë, por duhet vepruar me përgjegjësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.