☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,936 ▲ +0.26% ETH $2,053 ▼ -0.57% XRP $1.3179 ▼ -0.12% SOL $80.2600 ▲ +0.92%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Erdogan paralajmëron Papa Franceskun: Mos bëj më gabime të tilla!

“Përsëris edhe njëherë apelin tonë për komision të përbashkët, ndërsa Papa Franceskun e dënoj dhe paralajmëroj që të mos bjerë më në gabime të tilla”, tha Presidenti Erdogan gjatë një fjalimi sot në Ankara.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me një paralajmërim deklaratat e liderit shpirtëror të botës katolike në lidhje me ngjarjet e 1915-s.

“Edhe njëherë përsëris apelin tonë për komision të përbashkët, ndërsa Papa Franceskun e dënoj dhe paralajmëroj që të mos bjerë më në gabime të tilla”, tha lideri turk gjatë një fjalimi sot nëAnkara.

Më tej, Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen se nuk do të lejojnë që ngjarjet historike të nxirren nga spektri dhe terreni i tyre i vërtetë, për t’u shfrytëzuar në vijim si një fushatë shpifjesh kundër shtetit, kombit, popullit turk dhe myslimanëve.

“Nëse duam të diskutojmë rreth çështjes armene, atëherë duhet ta shpalosim ngjarjen siç është në të vërtetë. Kjo punë u përket historianëve. Ne jemi gati që t’i hapim të gjitha arkivat tona. Kur punën e historianëve e marrin përsipër politikanët dhe klerikët, atëherë në pah dalin vetëm përçartje. Përsëris edhe njëherë apelin tonë për komision të përbashkët. Kurse Papën e nderuar e dënoj dhe paralajmëroj që të mos bjerë më në gabime të tilla”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdogan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.