☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,518 ▼1.12%
DOW 46,043 ▼0.83%
NASDAQ 21,606 ▼1.48%
NAFTA 94.53 ▲4.66%
ARI 4,399 ▼3.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,950 ▼ -3.51% ETH $2,067 ▼ -5.1% XRP $1.3632 ▼ -3.81% SOL $87.4800 ▼ -5.37%
S&P 500 6,518 ▼1.12 % DOW 46,043 ▼0.83 % NASDAQ 21,606 ▼1.48 % NAFTA 94.53 ▲4.66 % ARI 4,399 ▼3.37 % S&P 500 6,518 ▼1.12 % DOW 46,043 ▼0.83 % NASDAQ 21,606 ▼1.48 % NAFTA 94.53 ▲4.66 % ARI 4,399 ▼3.37 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Erdogan së shpejti do të vizitojë Malin e Zi

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan paralajmëroi se Presidenti i Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) së shpejti pritet të vizitojë Malin e Zi. Ajo tha se është duke u përcaktuar dita e vizitës dhe se kjo vizitë është dakorduar kur presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq mori pjesë në forumin e organizuar në Antalie.

Znj. Ozan theksoi se në Mal të Zi është i pranishëm një numër i madh i investitorëve turq siç është “Tosh Çelik”, “Net Holding”, “Gintash”, “Turkish Airlines” dhe një sërë kompanish ndërtimore të njohura edhe në botë. Në “Porto Novi” resort i njohur turistik kemi pasur 20 kompani që kanë punuar atje dhe rreth 2 mijë punëtorë të angazhuar. Sipas të dhënave që i prezantoi ambasadorja Songul Ozan në Mal të Zi janë të regjistruara 3.500 kompani turke, prej të cilave 400 janë aktive. Po ashtu ekziston interesim i madh i investitorëve për të investuar në Mal të Zi, veçmas në sektorin e shëndetësisë, turizmit energjetikës dhe prodhimit të ushqimit organik. Në prononcimin për mediat në Mal të Zi ambasadorja turke veçmas u ndal tek rëndësia e 15 Korrikut – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtarë Turk, kur shënohet  5-vjetori nga tentativa e grushtshtetit në Turqi. Kjo ngjarje u shënua edhe në një xhami të Ulqinit, ku për rëndësinë e kësaj date foli kryeimami i Bashkësisë Islame, Ali Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.