Rajoni

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë një shtet kurd në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu pakënaqësinë e tij përballë progresit të forcave kurde në veri të Sirisë duke konfirmuar se Turqia nuk do të lejonte kurrë vendosjen e një shteti kurd në Siri, në portat e Turqisë.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, se kushdo qoftë çmimi për të paguar, ne nuk do të lejojmë vendosjen e një shteti të ri në kufirin tonë jugor në veri të Sirisë”, theksoi presidenti islamo-konservator dje në mbrëmje.

Burri i hekurt i Turqisë, cituar nga media, akuzoi forcat kurde që kanë progresuar përballë xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik në disa sektorë pranë kufirit turko-sirian për të ndryshuar struktueën demografike në zonat ku ato janë vendosur.

Erdogan iu referua popullsive arabe dhe turkmene në këto rajone.

Shteti Islamik ndërmori të enjten një sulm të papritur kundër qytetit kurd sirian të Kobanes, kufi me Turqinë, që shkaktoi të paktën 164 të vdekur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button