☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,759 ▼0.33%
DOW 47,303 ▼0.85%
NASDAQ 22,662 ▼0.15%
NAFTA 87.28 ▲4.59%
ARI 5,179 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,475 ▲ +0.6% ETH $2,072 ▲ +1.71% XRP $1.3977 ▲ +0.5% SOL $87.3300 ▲ +1.33%
S&P 500 6,759 ▼0.33 % DOW 47,303 ▼0.85 % NASDAQ 22,662 ▼0.15 % NAFTA 87.28 ▲4.59 % ARI 5,179 ▼1.21 % S&P 500 6,759 ▼0.33 % DOW 47,303 ▼0.85 % NASDAQ 22,662 ▼0.15 % NAFTA 87.28 ▲4.59 % ARI 5,179 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
roze

Ermonela, Madama perfekte

Zakonisht media dhe kritika britanike shkruan vetëm pas fillimit të shfaqjeve artistike, por kësaj here prestigjozja “The Sunday Times” e Londrës, i ka kushtuar një shkrim të gjere dhe të hollësishëm sopranos shqiptare Ermonela Jaho, e cila me 23 mars fillon serinë e shfaqjeve të Madam Butterfly në Operan Mbretërore të Londrës në Coven Garden.

Duke e cilësuar Jahon një “Madam perfekte” autori Hugh Canning i The Sunday Times thekson se sopranoja shqiptare është “Butterfly i ri” i kësaj shtëpie operistike.

“Ermonela Jaho është antiteza e divave të kopsitura që vijnë në operat e mëdha me një seri albumesh të arjeve të njohura, intervista dhënë gazetave dhe medias më të madhe, dhe një makineri PR pas tyre. Sopranoja shqiptare,  e cila arriti kulmin e  suksesit dhe pushtoi mediat me Sour Angelica në 2011, rikthehet  këtë muaj në një rol akoma më kërkues, Geishën e Pucinit në Madam Butterfly”, shkruan “The Sunday Times”.

Gazeta britanike pasqyron me hollësi tërë karrierën artistike të sopranos shqiptare, e cila vjen këtë muaj në Londër, pas sukseseve të spikatuara së fundmi në shumë opera të mëdha si në Këln, Avinjon, Mynih, Berlin, Paris dhe muajin e kaluar në Sidnei të Australisë.
“The Sunday Times” citon dirigjentë të njohur duke thënë se “Jaho do të jetë e mrekullueshme në sfidat e teknikave të këndimit”

Në shkrim sopranoja shqiptare flet për Shqipërinë në një reklamë të mrekullueshme në një media kaq të madhe, gjë që ajo e bën çdo herë që intervistohet.

“The Sunday Times” e Londrës e mbyll shkrimin me fjalinë “prisni me shume lot dëshpërimi dhe gëzimi në Covent Garden më 23 mars”, ditën kur ajo fillon të performojë Madam Butterfly-in në Operan Mbretërore të Londrës, ku biletat e shumicës së shfaqjeve, po në mënyrë të pazakontë, janë shitur thuajse të gjitha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.