Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,884 ▲ +0.77% ETH $2,244 ▲ +0.94% XRP $1.3434 ▼ -0.15% SOL $84.2500 ▼ -0.01%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ernest Luma jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka paraqitur dorëheqjen e tij nga Kryesia dhe Këshilli drejtues i AAK-së, pasi që është keqinterpretuar siç thotë ai një deklaratë e tij e dhënë për haxhilerët e sivjetmë.

Lexoni të plotë letrën e dorëheqjes së Ernest Lumës.

“Të nderuar miq,

Urimi im për pelegrinët e Haxhit nuk kishte asnjë qëllim të keq.

Rrjedhat tjera, sot, ishin rezultat i keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve që jo rrallë ndodhin në medien tonë (portaleve dhe rrjeteve sociale).

Partia ime, Aleanca, si subjekt politik, sigurisht se me të drejtë është distancuar nga, siç është thënë, gjuha ime sarkastike, e përdorur në këtë rast.

Kjo nuk do të thotë aspak se Aleanca nuk është demokratike.

Aleanca, në strukturat drejtuese të së cilës i kam investuar 13 vjet, ka demokraci të brendshme, te ndërtuar me vite.

Megjithatë, për hirë të opinionit publik dhe përgjegjesisë që ndjej ndaj subjektit politik që i takoj, kolegëve dhe kryetarit, unë kam paraqitur dorëheqjen nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, në të njëjtën kohë, nuk tërheqi asgjë nga urimi im për haxhinjtë e sivjetmë. Qëllimi ka qenë i mirë dhe sllogani është ai që ka qenë gjithmonë lajtmotiv qendror i përcjelljes për në Haxh.

Në fund, për demokracinë në vendin tonë është shumë e domosdoshme dhe imediate që një herë e përgjithmonë ta bëjmë dallimin qenësor midis elektoratit dhe xhematit. Unë i respektoj si gjithmonë, edhe njërin, e edhe tjetrin, por secili duhet të jetë në vendin e tij.

Edhe një herë, suksese Aleancës!

Urime haxhinjve!

Sa më shumë respekt e sa më shumë mirëkuptim në të ardhmen!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.