Kronika

Ervin Kondili në garë për kreun e SPAK: Opinioni publik pret rezultate konkrete

Ervin Kondili është kandidati i tretë dhe i fundit që garon për kreun e SPAK. Në KLP ka nisur intervistimi i tij pas Altin Dumanit dhe Arben Krajës.
Ashtu si edhe dy të tjerët Kondili ka shpalosur vizionin e tij: “Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete dhe në afate sa më të shpejta: krijimi i BKH do të vijë si plotësuese e SPAK. Garantimi total i pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti i ndryshuar i prokurorëve është larg centralizimit të dikurshëm.
Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qellim i përbashkët i gjithë SPAK: aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pritshmërinë e tij. Bashkëpunimi me agjensitë e tjera ligjzbatuese me rëndësi të veçantë: efektiv, në kohë sa më të shkurtër dhe me mjetet më të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhënia me publikun është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunuese sigurisht pa cenuar sekretin hetimor“.
I pyetur se cila është arma e tij më e fortë me dy kandidatët e tjerë ai tha: “Kam eksperiencë prej 15 vitesh si prokuror, por asnjëherë drejtues. Por kjo nuk më demotivon, pasi bazohem në të gjithë eksperiencën time ku kam patur rastin të prek çdo aspekt i hetimit të një çështje”.
“Krimet e Rënda kanë patur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK”, tha Kondili i pyetur për këtë strukturë që po shkrihet tanimë.
Por a do të kthehet hetimi pasuror në bumerang për ata që nuk kanë patur mundësi ta dokumentojnë në atë kohë?
Një qytetar që ka pasuri informale nuk është objekt i SPAK, por pasuria me origjinë kriminale“, iu përgjigj Kondili Tartar Bazajt.
Hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimi penal“, tha Kondili i pyetur për ndjekjen e hetimeve pasurore.
I pyetur nëse përben një rrezik për dekonspirim fakti që ligji parashikon bashkëpunim me forca të tjera policore përveç BKH, Kondili tha: “SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë për tu formuar. Do të duhet bashkëpunim me policinë e shtetit me njerëz të emëruar posaçërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjensi të tjera policore sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit”.
EURALIUS e pyeti Kondilin se si do vepronte si administrator i kësaj strukture: “Si drejtues administrativ i SPAK, do të ndiqen të gjitha parashikimet e ligjit për funksionimin e SPAK. Drejtuesi nuk mund të ndërhyjë në pavaresinë e prokurorit. Drejtuesi është prokuror dhe si i tillë do të jetë mbështetje për këtë strukturë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button