☁️
Tiranë 11°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,921 ▲ +0.26% ETH $2,054 ▼ -0.47% XRP $1.3181 ▼ -0.11% SOL $80.2700 ▲ +0.92%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Escobar: Njohja reciproke duhet të jetë rezultat i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe të Euroazisë , Gabriel Escobar, i cili nga shtatë shtatori është në vend të Mathew Palmer,  ka deklaruar se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë rezultat i  marrëveshjes së dialogut dhe se pos kësaj anëtarësimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian, do të jetë prioriteti tjetër në proces.

Këto deklarime Escobar i bëri gjatë një debati online të organizuar nga Qendra Evropiane e Politikave, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana e tij Emisari Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak nuk ka mundur të thotë se rezultati final i bisedimeve kosovaro-serbe do të jetë njohja, por se sipas tij me ujdi finale i hapet perspektiva evropiane sikur Kosovës ashtu edhe Serbisë dhe se kjo marrëveshje Kosovës i ndihmon të stabilizohet në arenën ndërkombëtare dhe të ruajë territorin e saj.

Duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe  nuk do të themelohet, emisari evropian tha se në bisedimet vlen rregulli i politikës ndërkombëtare se “krejt pikat për të cilat është arritur një marrëveshje duhet të zbatohen”.

Lajçak, të mërkurën e 15 Shtatorit vjen për vizitë tre ditore në Kosovë, pas kësaj ai shkon në Serbi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.