Maqedonia
ESHS: 75% e femrave punojnë në kompani private
Me rastin e 8 marsit, ditës së grave, Enti Shtetëror për Statistika (ESHS), ka publikuar shifra rreth kësaj gjinie. Sipas këtyre shifrave, nga gjithë të punësuarit në vitin 2014, 270559 janë femra, nga të cilat, 75% punojnë në sektorin privat.
95% e të punësuarave janë angazhuar me orar të plotë pune; shkalla e varfërisë e femrave të punësuara është 7.8%, ndërkaq te femrat që nuk punojnë është 35.7%.
Në vitin 2014 kanë diplomuar 5411 femra, ose 55.9% nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve; kanë magjistruar 1192 femra, ose 58.5% nga numri i përgjithshëm i të magjistruarve, ndërkaq doktore shkence janë 106 femra. Më tepër femra kanë emigruar nga rajoni jugperëndimor i vendit, pra 41%.