☁️
Tiranë 10°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 97.53 ▲2.07%
ARI 4,504 ▼2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -0.15% ETH $2,134 ▼ -0.46% XRP $1.4354 ▼ -0.69% SOL $89.1700 ▲ +0.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
roze

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

Në një intervistë të fundit në “Live From Tirana”, gazetarja e sportit Sabina Mete ka ndarë disa qëndrime të drejtpërdrejta mbi realitetin social dhe stilin e jetesës që shpesh diskutohet në vend.

Teksa komentoi deklaratat e Grida Dumës në “Top Story” për fenomenin e eskortave, ajo u shpreh hapur se gjërat duhen quajtur me emrin e tyre, duke përmendur edhe kategorinë e ashtuquajtur “VIP”.“Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Mbase këto eskortat VIP mund të ndryshojnë nga çmimi, nuk e di. E ndoqa emisionin në fakt, edhe për sa i përket çmimeve, punës dhe orareve.
Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë atë jetën që do, varet ti si do ta zgjedhësh, si do ta përdorësh jetën tënde, trupin tënd. Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën. Megjithatë janë shtuar kaq shumë dhe ka kaq shumë njerëz që paaftë vërdallë, jo vetëm në media por kudo, por secili ka atë rrugën e vet dhe secili ka riskun e tyre. Për aq kohë sa u jepet kohë, u jepet mundësi, pse jo.”

Ajo u ndal edhe tek mënyra e jetesës që shpesh nuk përputhet me të ardhurat reale. “Ti i kupton gjërat se si ndodhin, sepse ne jetojmë këtu, kemi një rreth shoqëror që marrim nga njëri-tjetri informacione dhe çdo gjë tjetër. Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi dhe të ikësh në Mykonos apo kudo tjetër, sepse ne e dimë që këto janë gjëra luksi.

Po them me pagat që ne jetojmë. Nëse një studente vjen këtu dhe nuk ka të paktën minimalisht një shtëpi në Tiranë, çfarë do paguajë më parë? Po paguajë qiranë, do paguajë faturat, apo do bëjë atë jetën e shtrenjtë, të blejë atë çantën Gucci që pjesa më e madhe e kanë ‘fake’?”

Deklaratat e saj kanë nxitur diskutime të shumta në rrjet, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi stilin e jetesës dhe realitetin ekonomik në vend

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.