Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,600 ▲ +0.23% ETH $2,153 ▲ +0% XRP $1.4456 ▼ -0.56% SOL $89.9800 ▲ +0.45%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eurosig pritet të bëjë sot pagesën për blerjen e INSIG

Shoqëria e sigurimeve, Eurosig pritet që të bëjë sot pagesën prej 2.2 miliardë lekësh, që ajo kishte ofruar për blerjen e kompanisë shtetërore të sigurimeve, INSIG.
Eurosig u shpall fituesi I tenderit në 23 mars, me një vendim qeverie, pasi dha ofertën më të lartë nga 4 kompanitë që morën pjesë në tender (Balfin shpk – vlera e ofertës 1,656,000,000 lekë • Kastrati dhe Albsig (joint venture) – vlera e ofertës, 1,525,473,000 lekë • Recovered Earth Technologies & Duraku shpk – vlera e ofertës 2,152,800,000 lekë • Eurosig – vlera e ofertës 2,222,122,000 lekë).
Sipas vendimit të qeverisë “Fituesi i tenderit, shoqëria “EUROSIG”, sh.a., është i detyruar që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit, të bëjë pagesën e plotë të vlerës së ofruar në tender. Në të kundërt, nëse kjo shoqëri nuk paguan brenda afatit të sipërpërmendur vlerën e plotë të ofruar në tender, humbet të drejtën e blerjes dhe pagesa e ngurtësuar prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh për pjesëmarrje në tender nuk i kthehet”.
Sipas burimeve nga kompania dhe Ministria e Financave afati skadon këtë javë.
Qeveria shqiptare ka tentuar disa herë të shesë INSIG. Në vitin 2008, kompania amerikane Reserve Life Insurance, fitoi tenderin për shitjen e INSIG, duke ofruar 52.8 milionë dollarë. Shoqëria u tërhoq pas fillimit të krizës globale financiare. INSIG kishte në atë kohë 15% të tregut të sigurimeve.

Vitet e fundit pjesa e tregut të INSIG ka rënë vazhdimisht. INSIG kishte në Shqipëri, në fund të dhjetorit 2015, vetëm 5.8% të tregut të sigurimeve të jo jetës, duke u renditur e dyta nga fundi në një segment që qarkulloi gati 100 milionë euro.

Në tregun e sigurimeve të jetës, që gjithsej realizoi 7.3 milionë euro prime sigurimi në 2015-n dhe ka tre operatorë, INSIG mori vetëm 8.4% të tij (rreth 66% i kishte Sigal Life dhe 26% Sicred).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.