🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,593 ▼ -0.08% ETH $2,155 ▲ +0.25% XRP $1.4402 ▼ -0.57% SOL $89.9700 ▲ +0.63%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Euroskeptikët britanikë: Tmerr, po vjen Shqipëria

Mbështetësit e BREXIT-it në Mbretërinë e Bashkuar i janë rikthyer temës së Shqipërisë si argument për të bindur britanikët, këtë herë jo më për votën e tyre, të cilën e morën në 23 qershor 2016, por për domosdoshmërinë e një shkëputjeje sa më të shpejtë nga blloku europian.

“Ja përse BREXIT-i nuk duhet shtyrë: Shqipëria do t’i nisë bisedimet e anëtarësimit me BE-në brenda disa muajsh”, është titulli i një artikulli të të përditshmes britanike “Express”, ku përshkruhen reagimet e këtyre eksponentëve pas lajmit se Parlamenti Europian votoi rezolutën për vendin tonë. Kjo, shkruan “Express”, do të thotë se negociatat e anëtarësimit mund të nisin brenda vetëm 4 muajsh. Një perspektivë e tillë është frikësuese për euroskeptikët britanikë, të cilët e quajtën njoftimin një lajm tmerrues për pjesën tjetër të Europës, duke qenë se bëhet fjalë për një shtet të mbytur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Votimi në Strasburg i hoqi dhe njërën prej pengesave finale bisedimeve të aderimit. Dosja në vetvete nuk e detyron Brukselin të fillojë negociatat, por raportuesi gjerman Knut Fleckenstein pret që kjo të ndodhë shumë shpejt pas zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit. Jane Collins e Partisë Britanike kundër Emigranteve (UKIP) u hodh menjëherë në sulm.

Europarlamentarja nga Jorkshajër pretendon se aky aderim do të përfshijë jo vetëm një transferim të madh parash nga ato të taksapaguesve britanikë, por edhe mundësinë e lëvizjes së lirë, që nënkupton edhe lëvizjen e kriminelëve. Jo vetëm nuk duhet ta vonojmë BREXIT-in, ishin fjalët e saj, por duhet të mendojmë edhe një injeksion serioz investimesh për mbrojtjen tonë kufitare.

I zjarrtë ka qenë nga ana tjetër në argumentet e tij pro-Shqipërisë në Strasburg eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk, i cili kujtoi rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe progresin e reformave, çka demonstrojnë, sipas tij, angazhimin e plotë të Shqipërisë për integrim në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.