☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.83% ETH $1,989 ▼ -3.88% XRP $1.3232 ▼ -3.13% SOL $82.5500 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

FA shqiptare dhe KFOR, bashkëpunim për sigurinë në rajon

KOMANDANTI-I-KFOR-IT-U-TAKUA-ME-AUTORITETET-SHQIPTARE-1-525x350Forcat e Armatosura shqiptare dhe misioni i KFOR-it në Kosovë kanë një bashkëpunim të frytshëm, në kuadër të sigurisë në rajon. Kjo u nënvizua gjatë vizitës në Tiranë, të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo dhe takimit të tij me autoritetet shqiptare të mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjenerali i KFOR-it u prit dje në një takim nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, me të cilën diskutoi mbi situatën e përgjithshme në Kosovë dhe zhvillimet e fundit politike.

Në këtë drejtim ata ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit për të përmirësuar situatën e sigurisë në rajon.
Në takim u shqyrtua gjithashtu një marrëveshje e mundshme për zbatimin e procedurave tashmë të testuara, në lidhje me hapësirën ajrore për aktivitetet operative.

KOMANDANTI I KFOR-IT U TAKUA ME AUTORITETET SHQIPTARE  (2)Komandanti i KFOR-it theksoi përmirësimin në situatën e sigurisë, pas marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës dhe konfirmoi përpjekjen e vazhdueshme të misionit të NATO-s për të kontribuar për një mjedis më të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Gjeneral Figliuolo u takua edhe me Shefin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Major Jeronim Bazo, në Tiranë. Gjeneral Figliuolo nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Forcave të Armatosura shqiptare dhe KFOR-it, si dhe vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të oficerëve të stafit shqiptarë të NATO-s në selinë e KFOR-it.

KOMANDANTI I KFOR-IT U TAKUA ME AUTORITETET SHQIPTARENë këtë drejtim ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes autoriteteve shqiptare dhe KFOR-it, i konfirmuar nga autorizimi i shpejtë i dhënë javën e kaluar, për të lejuar një helikopter të KFOR-it për të fluturuar mbi territorin shqiptar për një operacion kërkim-shpëtimi.
Ky takim synonte gjithashtu edhe shkëmbimin e informacioneve dhe pikëpamjeve për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajonin e Ballkanit.

Gjenerali i KFOR-it zhvilloi një takim edhe me ministrin Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ku u vlerësua rëndësia e KFOR-it, në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.