Facebook krijon Rooms, për anonimitet të plotë në rrjet social
Me projektin e saj më të ri, Facebook është duke u munduar që tu jap njerëzve një hapësirë në të cilën gjithkush mund të jetë anonim, dhe në të cilën askush nuk e di emrin tuaj. Më saktë, bëhet fjalë për aplikacionin social dhe anonim të lansuar nga Facebook, të cilin kjo e fundit e ka quajtur Rooms.
Aplikacioni ua mundëson njerëzve të krijojnë “dhoma” për çfarëdo teme. “Dhomat” mund të personalizohen me ngjyra, ikona, dhe fotografi, dhe ndër të tjera, aty mund të ndryshohet edhe butoni Like.
Tekstet, fotografitë dhe videot mund të postohen në “dhoma” dhe në listën e përmbajtjeve për të krijuar komunikim dhe biseda multimediale mes përdoruesve.
Qëllimi i këtij aplikacioni, sipas blogur zyrtar të tij, thuhet se është transferimi i mesazheve dhe krijimi i përmbajtjes anonime në botën virtuale mobile.
Aplikacioni është krijuar nga Facebook Creative Labs, për të përfaqësuar anonimitet, dhe për ti lejuar përdoruesit të kyqen në të me “çfarëdo emri që i bën përdoruesit të ndjehen më mirë dhe më përshtatshëm.” Përdoruesit mund të krijojnë emra të ndryshëm në dhoma të ndryshme.
Aplikacioni është tërësisht i ndarë nga Facebook. Rrjeti social nuk u kërkon përdoruesve të kenë një llogari në Facebook, apo që përdoruesit ta importojnë listën e miqve të tyre në këtë aplikacion.