☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.46 ▼7.94%
ARI 4,076 ▲3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,148 ▲ +2.89% ETH $2,422 ▲ +5.5% XRP $1.3035 ▲ +1.44% SOL $94.7600 ▲ +1.14%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,076 ▲3.43 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,076 ▲3.43 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Europa

Turqia bisedimeme Britaninë e Madhe për t’i dhënë fund luftës

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretaren e Jashtme britanike Yvette Cooper.

Sipas Ministres së Jashtme të Turqisë, dy diplomatët diskutuan përpjekjet diplomatike për të dhënë fund luftës në rajon dhe për të krijuar një paqe të qëndrueshme. Ata rishikuan gjithashtu marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo bisedë vjen në një moment tensionesh të larta rajonale teksa presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë Iranit afat deri në orën 20:00 të së martës me kohën e Lindjes (00:00 GMT të mërkurës) për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të arritur një marrëveshje, ose do të përballet me sulme ndaj infrastrukturës së tij energjetike.

Trump ka paralajmëruar se nëse afati kalon, SHBA mund të godasë centralet elektrike, urat dhe infrastrukturë tjetër kritike në Iran.

Lufta aktuale filloi më 28 shkurt 2026, kur SHBA dhe Izraeli kryen një ofensivë të përbashkët kundër Iranit, duke vrarë mbi 1.400 persona deri më tani, përfshirë ish-Liderin Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordaniisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza amerikane.

Gjithashtu, Teherani ka kufizuar lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit – rrugën kryesore për eksportin e naftës botërore.

Turqia ka zhvilluar një diplomaci intensive në ditët e fundit, me Fidanin që ka biseduar me homologë të tjerë (përfshirë Egjiptin, Norvegjinë, Pakistanin dhe Arabinë Saudite) për të de-përshkallëzuar konfliktin. Ankaraja vazhdon të bëjë thirrje për dialog dhe stabilitet rajonal.

/rtsh.al/

The post Kërcënimi i presidentit Trump-Turqia bisedimeve me Britaninë e Madhe për t’i dhënë fund luftës appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.