Kosova

Falsifikime të “kualitetit të lartë” të dokumenteve për viza

falsifikime-t-euml-ldquo-kualitetit-t-euml-lart-euml-rdquo-t-euml-dokumenteve-p-euml-r-viza_hdMinistria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë informoi Ministrinë e Brendshme të Kosovës rreth dyshimeve për falsifikim të dokumenteve të cilat shërbejnë për Ambasadën Gjermane në Kosovë.

Mediat gjermane sot kanë raportuar më gjerësisht rreth rastit të mashtrimit me viza në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë .

Me këtë rast duhet theksuar që nuk ka të dyshuar apo të involvuar nga personeli i kësaj ambasade në falsifikimin e dokumenteve të cilat siç duket vinin nga `jashtë`.

Po kështu nuk dihet se kush ishin falsifikatorët e certifikatave të lëshuara nga Instituti Goethe por ajo që zyrtarët gjermanë kanë konstatuar është se bëhet fjalë për persona që kanë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane.

Përndryshe Javorja gjermane `Fokus`, ka raportuar se në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë se është zbuluar një mashtrim masiv me viza me një nivel të lartë profesionalizmi në falsifikim të dokumenteve.

Siç raporton kjo magazinë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë kanë zbuluar raste të shumta të falsifikimeve të dokumenteve përfshirë këtu e dhe aso që kanë të bëjnë me certifikata të njohjes së gjuhës gjermane nga Instituti Goethe.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka informuar Ministrinë e punëve të Brendshme për falsifikimin. Po kështu edhe përfaqësitë tjera (gjermane) në rajon janë informuar dhe lutur që të sensibilizohen për rastin në fjalë”, i kanë thënë kësaj reviste nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Sipas zbulimeve që revista ka bërë, fjala është sidomos për falsifikim të testeve gjuhësore të kategorisë së A1. Këto certifikata nevojiten zakonisht për viza për bashkim familjar.

Organet gjermane kanë ardhur tek përfundimi që fjala është për falsifikime të një `kualiteti të lartë`, ka bërë të ditur Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Në dokumentin të cilin e ka parë revista `Focus` vlerësohet që `duhet nisur nga fakti që ka patur një qarkullim madh të falsifikimeve në fjalë` dhe sipas të gjitha gjasave falsifikimet në fjalë janë bërë edhe në Ambasada tjera të Gjermanisë dhe Austrisë.

Pos kësaj, këto dhe këso dokumentesh janë paraqitur edhe me rastin e parashtrimit të kërkesës për leje qëndrim të përkohshëm apo edhe përhershëm në vet Gjermani nga ata persona që në Kosovë e kanë marrë vizën, ka tërhequr vërejtjen në analizën e saj Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, thuhet në revistën gjermane Focus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button